Kuriozitete
“Do të dua gjithë jetën, je special”/ Dedikimi për bashkëshortin që e vrau me 15 goditje thike
Mbrëmjen e sotme krimi në familje tronditi opinionin shqiptar, ku vrasja u shënua në Itali.
Muhamet Vrapi, vrau gruan e tij 52-vjeçare Dianën, nën e tre fëmijëve, duke e goditur 15 herë me thikë në trup.
Prej vitesh familja jetonte në Itali, ndërsa krimi është pranuar nga 62-vjeçari.
Autoritetet italiane kanë nisur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se konfliktet mes çiftit kanë nisur për shkak se 52-vjeçarja është larguar për të jetuar në banesën e një prej djemve të saj.
Duket se djali e kishte parandjerë këtë krim, ndaj ai i kishte kërkuar mos të shkonte e vetme tek bashkëshoriti i saj.
Megjithatë, duket se çifti ka patur edhe momente lumturie, vetëm pak muaj më parë, Diana i ka bërë një dedikim të ndjerë bashkëshortit të saj në gjuhën italiane.
“Sot është një ditë speciale për dashurinë time. I dashur ti je një baba dhe bashkëshort special, të dua dhe do të dua gjithë jetën të uroj edhe mijëra ditë të tjera të lumtura” shkruante Diana.