Connect with us

Pika të zeza në vesh ?! Ja dy trajtimet natyrale që i heqin plotësisht dhe pa dhimbje

Video

Pika të zeza në vesh ?! Ja dy trajtimet natyrale që i heqin plotësisht dhe pa dhimbje

Sa herë që përmenden pikat e zeza, nuk mund të mos mendojmë për pikat e zeza që shfaqen në fytyrë kryesisht në zonën e mjekrës, në hundë dhe në hapësirën mes vetullave.

Të paktën ky është imazhi që kemi krijuar duke parë pikat e zeza në fytyrën tonë, por dhe në foto të ndryshme në internet.

Por pikat e zeza mund të shfaqen edhe në pjesë të ndryshme të trupit, si për shembull në vesh. Po të shikoni me vëmendje, ndoshta dhe ju keni disa të tilla, shkruan Living.al.

Pikat e zeza shfaqen në vesh kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.

Edhe pse në brendi të veshit, këto pika nuk janë aspak estetike dhe mund t’ju krijojnë një ndjenjë bezdie sidomos kur zmadhohen si pasojë e mbiprodhimit të yndyrës. Ne ju porpozojmë dy mënyra natyrale për të trajtuar këtë problem:

1.Sodë buke: Trajtimi me sodë buke është një ndër trajtimet më efektive që heq plotësisht pikat e zeza në vesh. Përmbajtja e saj në trajtë pluhuri shërben si një scrub natyral që depërton në thellësi të sebumit të pikave të zeza dhe duke qenë se përmban veti antiseptike i pastron ato. Në një enë shoni një lugë çaji sodë bukë, një lugë gjelle ujë dhe dy-tre pika të vajit të pemës së çajit. Përzieni të gjthë përbërësit bashkë derisa të formohet një pastë dhe me ndihmën e një kunji pambuku fërkoni pjesën ku janë pikët e zeza. Lini pastën në vesh për 10-15 minuta. Në fund pastrojeni me një peshqir të ngrohtë. Ky trajtim duhet aplikuar një javë rrjesht.

2.Uthull molle: Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiseptike, antioksidantë dhe antiinflamatorë që neutralizojnë yndyrën derisa e shpërbëjë atë. Në një filxhan shtoni një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë gjelle ujë. Dhe me ndihmën, sërish të një kunji pambuku fërkoni pikat e zeza për 5 minuta. Përsëritni këtë procedurë 2-3 herë derisa të hiqni plotësisht pikat e zeza dhe të parandaloni formimin e të rejave.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top