Video
Si të flisni në atë mënyrë që të gjithë njerëzit do të duan t’ju dëgjojnë
Ju mund të keni frikë se do të lini përshtypje të keqe tek personat me të cilët jeni duke biseduar, e kjo mund t’ju shkaktojë stres dhe shqetësim.
Sidoqoftë, më poshtë i keni disa këshilla se si t’i mposhtni të gjitha këto frika dhe të jeni një folës i zoti:
Mos u brengosni për rezultatet
Nëse do të bëni një prezantim apo do t’i adresoheni një audience të madhe, mos u brengosni shumë për rezultatin. Është në rregull të dështoni ose të korrni sukses. Thjesht përpiquni ta bëni më të mirën, transmeton Telegrafi.
Asnjëherë mos mendoni se audienca është duke ju gjykuar
A mendoni se njerëzit diskutojnë më shumë rreth asaj se si e keni bërë një prezantim? Jo, ata diskutojnë atë se çfarë keni thënë. Përmbajtja është shumë më e rëndësishme sesa stili. Përveç kësaj, audienca kërkon informacion dhe argëtim.
Është në rregull të bëni gabime
Edhe nëse bëni gabime të çfarëdollojshme gjatë prezantimit, mos ndaloni. Asnjëherë mos u sillni në atë mënyrë sikurse keni bërë diçka gabim. Çdo njeri bën gabime të tilla dhe nuk keni nevojë të brengoseni për këtë gjë.
Praktikoni
Praktikimi e bën një njeri të përsosur dhe është çelësi i suksesit për prezantim në publik apo për mësimin e çfarëdo aftësie. Pra, në mënyrë që ta mposhtni frikën e të folurit në publik, mënyra më efektive është praktika.