Video
A është ky propozimi më i çmendur ? (Video)
Një pilot amator kishte vendosur t’i propozoj martesë të dashurës së tij, të cilën fillimisht e frikëson kinse aeroplani në të cilin kishte hipur për të shëtitur, është prishur dhe se po rrëzohen në tokë, transmeton Telegrafi.
Dhe në momentin më kritik kur partneren e tij e kaplon frika, ai i dhuron një kuti të kuqe brenda të cilës ishte unaza, për të cilën në ato momente e dashura e tij as që e kishte menduar se mund të jetë diçka që do ta gëzoj.
Por për ta qetësuar situatën, ai i kërkon që ta hap kutinë dhe kur e sheh çfarë kishte para syve, qetësohet dhe fillon të qajë nga emocionet që e kaplojnë.