Video
Humbi syrin shkaku i kancerit, tani e përdorë atë për aktrim
Nuk ka asnjë montazh në këtë fotografi: Billy Owen me të vërtetë mund të fusë gishtin e tij në gojë dhe ta nxjerrë jashtë nga syri.
Ish-mekaniku kishte humbur gjysmën e fytyrës së tij pas një beteje të gjatë dhe vdekjeprurëse me kancer më 2009.
Kur doktorët e kishin zbuluar sëmundjen e tij, ajo tashmë veçse ishte shpërndarë, duke i dhënë atij vetëm 10% shans që të shpëtojë.
Billy refuzoi të dorëzohej dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr shumicën e pjesës së djathtë të fytyrës së tij, transmeton Gazeta Express.
Burri nga Oklahoma, SHBA mbijetoi dhe mbeti me një vrimë të madhe në vendin ku ndodhej syri i tij.
Në vend se ta fshehë atë – Billy vendosi që ta përdorë. I detyruar ta braktisë punën si mekanik, ai tani jeton duke luajtur si ‘zombi’ në video-muzika dhe shfaqja të ndryshme në LA dhe Las Vegas.