Video
Studentja e Juridikut kërkon burrë të virgjër
Një studente e Fakultetit të Juridikut, i ka habitur të gjithë me gjestin e saj krejt të pazakontë dhe të guximshëm njëkohësisht. Vajza e quajtur Ori Malaj, në rrjetin social Facebook, siç transmeton Standard, ka shpërndarë një foto ku shkruhet “Kërkoj burrë të virgjër”.
Sigurisht që gjithçka e ka bërë për të përcjellë një mesazh. Përmes kësaj pankarte ajo ironizon të gjithë ata meshkuj të cilët kërkojnë vajza të virgjëra.
Megjithëse duket se mentaliteti ka ndryshuar disi, ka ende meshkuj të cilët janë të prerë të bëjnë zgjedhje duke “selektuar” vajzat nga ky aspekt.