Video
Një metodë e re e kurimit të kancerit në horizont
Trupi i Ken Shefveland ishte i fryrë nga kanceri. Pas dështimit të trajtimeve të shumta, doktorët menduan një qasje radikale: Ata hoqën disa prej qelizave të tij imune, i modifikuan ato duke i shndërruar në vrasëse të kancerit dhe i lëshuan në gjak.
Terapia imunitare është tendenca më e re për luftën kundër kancerit dhe kjo metodë duket se do të jetë kufiri i saj i ardhshëm – krijimi i “substancave të gjalla” që rriten brenda trupit në një ushtri që kërkon dhe shkatërron tumoret.
Duke u parë në pasqyrë, Shefveland vuri re se “kanceri ishte duke u shkrirë”. Një muaj më vonë mjekët në Qendrën e Kërkimit të Kancerit ‘Fred Hutchinson’ nuk gjetën ndonjë shenjë të limfomës në trupin e tij.
“Sot e kuptoj se jam lehtësuar plotësisht – sa e mrekullueshme është kjo”, – tha Shefveland, duke i dhënë mjekut të tij një përqafim të shpejtë.
Kjo terapi eksperimentale shënon një mënyrë krejtësisht të re për të trajtuar kancerin – nëse shkencëtarët mund ta bëjnë të funksionojë, në mënyrë të sigurtë. Studimet në fazën e hershme janë nxitje e shpresës, pasi infuzionet e njëpasnjëshme të qelizave imune të mbingarkuara ndihmojnë një numër të jashtëzakonshëm pacientësh me leuçemi ose limfomë akute.
“Kjo tregon fuqinë e pabesueshme të sistemit tuaj imunitar“, tha Dr David Maloney, drejtori mjekësor i qendrës Fred Hutch për imunoterapi qelizore që trajtoi Shefvelandin me një metodë të quajtur qelizat CAR-T.
“Po flasim për pacientë që nuk kanë mundësi të tjera shpëtimi dhe po shohim që tumoret dhe leukemitë zhduken për disa javë”, shtoi drejtori shkencor i imunoterapisë Dr. Stanley Riddell. Por, “ende ka shumë për të mësuar.”
Qelizat T janë ushtarë kyç të sistemit imunitar. Por kanceri mund të jetë i vështirë për t’u vënë re. Substancat parandaluese të quajtura “frenuesit e pikave të kontrollit”, lëshojnë qelizat T për të goditur. Qasja e re qelizore pranandaluese e kancerit e cila aktivizon qelizat mbrojtëse për të luftuar kancerin, synon të jetë më e fuqishme; synon aktivizimin e qelizave T më të forta për të filluar kurimin e tyre.
Aktualisht kjo metodë është në dispozicion vetëm në qendrat kryesore të studimit të kancerit. Terapitë e para të qelizave CAR-T për disa lloje të kancerit të gjakut mund të futen në përdorim më vonë këtë vit. Administrata e ushqimit dhe medikamenteve po vlerëson një version të zhvilluar nga Universiteti i Pensilvanisë dhe i licencuar për Novartis, dhe një tjetër version të krijuar nga Instituti Kombëtar i Kancerit dhe i licencuar për Kite Pharma.
Terapia CAR-T duket si një mundësi e shkëlqyer për kancerin e avancuar të gjakut, tha Dr. Nick Haining i Institutit të Kancerit Dana-Farber.
Tani shkencëtarët po merren me një hap tjetër më të ashpër, atë që Haining e quan “testin acid”: Përgatitja e qelizave T për të luftuar kanceret shumë më të zakonshëm – tumoret e ngurta si kanceri i mushkërive, gjirit ose trurit. Kanceri vret rreth 600,000 amerikanë në vit, duke përfshirë rreth 45,000 nga leuçemia dhe limfoma.
Edhe pse është një lajm shumë i mirë, ende ka sfida të mëdha përpara.
Shkencëtarët ende po zbulojnë pse mjekimet kundër kancerit, funksionojnë për disa njerëz e jo për të tjerët.
Mjekët duhet të mësojnë të menaxhojnë potencialisht efektet anësore kërcënuese për jetën nga një sistem imunitar i mbingarkuar.
Dhe, e bërë nga zeroja për çdo pacient që përdor gjakun e vet, kjo është një nga terapitë më të mira dhe mund të kushtojë qindra mijëra dollarë.