Connect with us

Studimi – Estetika mjedisore ka po aq dobi për shëndetin sa gjelbërimi

Video

Studimi – Estetika mjedisore ka po aq dobi për shëndetin sa gjelbërimi

Estetika mjedisore ka po aq dobi për shëndetin tonë sa edhe gjelbërimi. Studimi i një Universiteti britanik tregon se qytetet me arkitekturë të bukur ndikojnë pozitivisht në trupin dhe mendjen e njeriut. Duket se gjelbërimi nuk është domosdoshmërisht i lidhur me lumturinë tonë.

Të gjithë e dimë se ushtrimet dhe afërsia me natyrën nxisin lumturinë dhe shëndetin tonë.

Por ndikimi i “estetikës mjedisore” të qyteteve tona nuk ishte studiuar deri para pak kohësh. Tani, një hulumtim tregon se arkitektura e bukur konsiderohet po aq piktoreske dhe e dobishme për shëndetin dhe psikikën tonë sa edhe gjelbërimi.

Sipas të përditshmes britanike ‘The Telegraph’, banorëve londinezë ju kërkua të rendisnin sipas bukurisë më shumë se 212.000 fotografi nga mbarë Britania, duke rezultuar në mbi 1.5 milionë vlerësime.

Rezultatet konfirmuan se arkitektura dhe dizajni kanë një ndikim pozitiv në mirëqenien e përgjithshme të pjesëmarrësve.

“Vetëm se një vend është i gjelbër, kjo nuk na bën të ndihemi mirë. Duket se bukuria e mjedisit, siç matet nga shkencëtarët, ka një rëndësi vendimtare,” shpjegojnë specialistët nga Universiteti Warwick për ‘The Telegraph’.

Kështu, rezultatet tregojnë se bukuria e mjedisit tonë të përditshëm mund të ketë rëndësi më të madhe praktike nga sa ne besojmë.

Studime të mëhershme tregonin se jetesa pranë zonave të gjelbra i binte njerëzit të jetonin më gjatë dhe më të shëndetshëm.

Por sipas skuadrës britanike, fotografitë më të vlerësuara, nuk kishin domosdoshmërisht më shumë gjelbërim. Në vend të kësaj, këto foto përmbanin raporte më të larta të grisë, kafes dhe blusë.

Skuadra tha se kërkimi tregon se si të dhënat e mëdha mund të përdoren për të kryer vëzhgime të rëndësishme për shëndetin e popullsisë, që mund të mos jenë të dukshme në pamje të parë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top