Video
JU SJELLIM NË KUJTESË / Andon Z. Çajupi – Baba Tomori
Andon Z. Çajupi
Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç’arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare.
Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë “Vaje”, një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me “Shoqërinë e Stambollit”. Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë “Duke kërkuar një alfabet”, në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) ku përfshiu komedinë “katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”. Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të “Baba Tomorrit” frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t’u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris.
Vjershat patriotike dhe luftarake të “Baba Tomorrit” frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t’u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris.
Baba-Tomori
Baba-Tomor, kish’ e Shqipërisë,
mal i lartë, fron i perëndisë,
tek ti vinin njerëzit që moti
për të msuar se ç’urdhëron zoti…
Tek të lutem dhe u duk’ e qarë
të msoj q’thot dhe për shqipëtarë.
Kanë qenë trima të lëvduar
dhe në luftë s’janë turpëruar,
qenë trima dhé mëmëdhetarë,
besa, feja s’i kishnë dhe ndarë,
Shkonin jetën me pushkë në dorë,
Donin shqipen, s’qenë tradhëtorë,
lulëzonte gjithë Shqipëria,
s’e s’kish shkelur si sot robëria,
gra e burra donin Shqipërinë,
djem e çupa këndonin Lirinë.
Sot qysh gjendet komb’ i Shqipërisë!
I përmbysur nga zgjedh’ e Turqisë,
shqipëtarët, si dhe bagëtia,
zbathur, zhveshur vdesën nga uria!
Shqipëtarët? Sot s’ka shqipëtarë,
turku, greku na kanë përndarë!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na gënjejnë… U prish Shqipëria…
Mal i lartë, me krye në diell,
fron i zotit q’është mbret në qiell,
Baba Tomorr, o mal’ i uruar,
ç’kanë ngjarë, gjithë ç’kanë shkuar,
i di vetë, s’duhet të t’i themi;
C’do të ngjajnë, të lutem rrëfemi,
Sot e tutje, ç’thotë perëndia?
Do të heqë shumë Shqipëria?
çfaj ka bërë, ç’gjynahe paguan?
Nga Turqia të tërë shpëtuan:
Greku, serbi, vllahu, bullgari,
nënë zgjedhë mbeti shqipëtari
çthotë zoti për kombinë tonë,
do ta lerë penë sulltan qenë?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na ç’nderoi dhe gjaknë na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!
Fshiu lotët dhe më tha Tomori:
0 shqipëtarët e gjorë,
Ndëgjoni Baba-Tomorë:
Kombi tuaj s’vete mbarë
se besët u kanë ndarë.
Besa e bashkon njérinë:
Ju pse e ndani perëndinë?
Si ungjilli dhe kurani:
nukë na dihetë fundi;
me qiejtë mos u mbani
se nukë mbahen gjikundi.
Të krishter’ e myslimanë
gjithë një perëndi kanë;
ini një gjak, mor të ngerë,
se ndë një vend kini lerë.
Ini gjithë shqipëtarë,
s’ini grekër a tartarë,
hiqni dorë nga rreziku,
shihi se ç’punon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni të bëni benë,
të kujtoni Skënderbenë,
të duani Memëdhenë,
të mos e lini të shkretë…
Ngrihi ta shpëtoni vetë,
se u ndin zot’ i vërtetë,
mos e peshoni Turqinë,
mos e besoni Morenë
të duani perëndinë;
të duani Memëdhenë
Erdhi dita të lëftojmë
për lirin’ e Shqipërisë;
ja të vdesim, ja të rrojmë
si burrat’ e trimërisë.
Vaje
Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë
Lotët që kam derdhur, s’më janë dhe tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s’të shoh ne jete!
Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua?S’të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë
S’rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s’më urreve
Atje tek rri janë qipariz’ e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare
Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S’arrite ta rritje s’të ka parë kurrë
Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s’mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot’ I vërtetë
O zot I vërtetë s’të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë
Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
Doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
Tani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rroj
Se dhe perëndinë tani s’e besoj.