Video
Arrestohen punonjës shëndetësorë për vjedhje barërash në QKUK (Video)
Në filmimet ekskluzive të shfaqura në edicionin e së premtes të emisionit “Drejtësia në Kosovë” janë paraqitur pamje të arrestimit të një punonjëseje të Spitalit të Vitisë e dyshuar për vjedhjen e barërave në këtë qendër.
Aksioni i cili është realizuar para disa javës ka quar në pranga edhe një doktor të QKUK-së i dyshuar se kontrabandën barërash nga Serbia për në Kosovë.
Aksioni i shtrirë në 18 lokacione ka nisur në shtëpinë e punonjëses së qendrës së Vitisë. Siç shihet në pamjet e transmetuara në shtëpinë e saj policia ka zbuluar pajisje mjekësore të cilat janë marrë nga kjo qendër. Punonjësja arrestohet në vendin e saj të punës ndërsa policia konfiskon dhe të dhënat për materialet e gjetura në shtëpinë e saj. Pjesë tjetër e aksionit është edhe bastisja e shtëpisë dhe makinës së një doktori të QKUK-së i cili dyshohet se ka kontrabanduar barëra nga Serbia për në Kosovë.
Në banesën e këtij të fundit zbulohen dhjetëra pako me ilaqe pa banderola të sjella na Serbia.
Dyshime dhe materiale të tjera të cilat për destinacion kishin QKUK-në janë hasur edhe në një depo në afërsi të Prishtinës.
Materialet në fjalë të konfiskuara pritet të ekzaminohen dhe të kuptohet arsyeja pse të njëjtat nuk ndodhen në QKUK.