Video
FOTO/ Ja cili biznesmen e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri
menët shqiptarë lëvizin në makina të shtrenjta dhe komode.
Për këtë mjafton psh., një eveniment biznesi për të kuptuar që parku i automjeteve personale të biznesmenëve është i larmishëm në marka e modele makinash.
Inaugurimi i sallonit të ri të Auto Star Albania-s ishte një rast i mirë shpalosjeje të këtij luksi, pasi aty ishin të ftuar rreth 2500 persona, kryesisht nga fusha e biznesit. Dhe në këtë mori mjetesh një kuriozitet është i pashmangshëm.
Cili është ai që ka makinën më luksi, cili është personi që e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri?
Ky status i takon biznesmenit Ramë Geci me Roll Royce-n e tij. Makina është blerë në Gjermani për 428 mijë euro. I pyetur nëse makina e tij është më e shtrenjta që lëviz nëpër rrugët shqiptare, Geci përgjigjet me sensin e tij të njohur të humorit: S’besoj se ka ndonjë person tjetër që mund të bëjë budallallëk të paguajë 12 milionë lekë të reja TVSH për një makinë personale.
E parkuar çdo ditë në ambientet e Hotel Tiranës, Rolls Royce është edhe një dëshmi fuqie financiare të biznesmenit të njohur shqiptar.
Por ka edhe biznesmenë të tjerë, të cilët preferojnë makina tepër luksoze.
I tillë është edhe Samir Mane me BENTLEY-n e tij, një makinë, cmimi i së cilës fillon me 150 mijë euro.
Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL-it, Avni Ponari përdor një Range Rover, po kështu edhe biznesmenet Artan Mene dhe Irfan Hysenbelliu.
Çmimi i kësaj makine shkon diku tek 100-120 mijë euro.
Agron Papuli si biznesmen i tregtimit të makinave të reja shquhet për përdorimin e modeleve të reja të makinës që tregton. Për shembull kohët e ai fundit ka në përdorim makinën Genesius G80 të Hyundait, një makinë premium që kushton 96 mijë euro.
Edhe shumë biznesmenë të tjerë me makina të këtyre niveleve lëvizin.