Connect with us

Çdo të ndodhte sikur truri të punonte në kapacitetin e plotë të tij?

Video

Çdo të ndodhte sikur truri të punonte në kapacitetin e plotë të tij?

A e keni menduar ndonjëherë këtë pyetje: çfarë do të ndodhte nëse do të mund ta përdornim tërë kapacitetin e trurit?

Kjo pyetje ishte parashtruar edhe në forume të ndryshme botërore, por ja cfare thote studiuesi Yohan John.

Ideja se ne mund ta përdorim vetëm 10 përqindëshin e trurit tonë është mit i dëmshëm. Truri është gjithmonë aktiv. Mund të duket paksa më e kuptueshme nëse themi se ne e përdorim 100 përqindëshin e trurit gjatë gjithë kohës, por edhe kjo është paksa keqkuptuese.Megjithatë, që të dyja nga këto teori nuk janë krejtësisht gabim.

Funksioni i trurit varet më shumë nga kualiteti i aktiviteteve të ndryshme sesa nga kuantiteti i aktiviteteve. Mënyra e funksionimit të trurit ndryshon varësisht nga ajo çfarë jeni duke bërë, prandaj disa neurone apo grupe të neuroneve bëhen më aktive kur tjerat bëhen joaktive. Aktivizimi i të gjitha neuroneve do të ishte si ta shtypni gazin dhe frenin  e veturës në të njëjtën kohë – pra jo një ide aq e mirë, raporton Telegraf.

Do të ishte e rrezikshme nëse shumë neurone ngacmuese do të bëheshin aktive njëkohësisht. Hiperaktiviteti i grupeve të neuroneve është i ndërlidhur me epilepsinë dhe disa çrregullime tjera neurologjike. Kur njerëzit thonë se jeni duke e përdorur vetëm një fraksion të trurit, ata janë duke e dhënë një ide tejet të arsyeshme se ne nuk jemi duke e realizuar potencialin tonë të plotë si njerëz.

Por, përmirësimi i mendimeve dhe sjelljeve tona nuk është çështje e amplifikimit të aktivitetit neural. Në vend të kësaj, është më shumë rreth krijimit të sistemeve të reja dhe fitimprurëse të sjelljes.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top