Video
DIETA E RREPTË USHTARAKE: Për 3 ditë 4 kilogramë më pak!
Dieta treditore apo siç quhet ndryshe dieta ushtarake, nënkupton regjim shumë të rreptë të ushqimit dhe është shumë me rëndësi që t’i përmbaheni çdo gjëje sipas rregullit – nga termini i racioneve deri te artikujt ushqimorë, transmeton Telegrafi.
Kini parasysh që këtë dietë nuk bën ta mbani më të gjatë se 3 ditë, për shkak se është shumë intensive, ndërkaq dobëson shpejt për shkak të reaksioneve kimike të cilat i shkakton në organizëm.
Para se të vendosni për këtë dietë, këshillohuni me nutricionistin apo me mjekun.
Krahas dietës, preferohen edhe ushtrimet.
Dita e parë
Kafjalli: Gjysmë grejpfruti, një grishë buke të thekur me dy lugë gjalpë kikirikësh, kafe, ose çaj.
Dreka: Pak mish tuni, një grishë buke të thekur, kafe, ose çaj.
Darka: 80 gramë mish pule, apo tjetër pa yndyrë, një filxhan bizele, gjysmë bananeje, një mollë e vogël dhe një filxhan akullore të vaniljes.
Dita e dytë
Kafjalli: Një vezë, gjysmë bananeje, një rriskë buke të thekur.
Dreka: Pak djathë të freskët, një vezë të zier fort, si dhe 5 keksë të njelmët.
Darka: Dy salsiçe (pa bukë), pak brokoli, gjysmë karote të gërryer, gjysmë bananeje, gjysmë kupe akullore të vaniljes.
Dita e tretë
Kafjalli: Kafe ose çaj me një deri dy lugë ëmbëltues, pesë keksë të njelmët, 26 gramë djathë dhe një mollë të vogël.
Dreka: Një vezë të zier fort dhe një rriskë të bukës së thekur.
Darka: Një kupë mish tuni, gjysmë bananeje dhe një kupë akullore të vaniljes.
Ujë mund të pini sa të doni, e nëse i jeni përmbajtur dietës si duhet, tanimë i keni humbur katër kile.
Çdo ditë duhet të hani në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh a keni uri, apo jo. /Telegrafi/