Video
Një metodë krejtësisht natyrale për të ngjyrosur flokët
Ju mund të përftoni një ngjyrë të bukur flokësh duke përdorur bimë natyrale. Mjafton që të merrni disa bustina me çaj dhe disa barishte të tjerë që t’u jepni ngjyrë flokëve tuaj. Merrni tre bustina me çaj, një tenxhere të vogël, pak sherbelë, dhe rozmarinë. Zieni një filxhan ujë në një tigan të madh.
Më pas shtoni tri qeska të çajit filtër dhe lini ato që të ziejnë. Shtoni një lugë gjelle rozmarinë dhe një lugë gjele sherbelë në çaj. Lini këtë përzierje që të qëndrojë për 24 orë. Pas 24 orëve, kullojeni çajin dhe vendoseni atë në një enë të madhe. Lani flokët tuaja si zakonisht.
Më pas vendoseni këtë çaj në flokët tuaja, duke u siguruar që të mbuloni gjithë hapësirën e kokës. Flokët tuaja duhet të marrin ngjyrë më të errët gradualisht, por ju duhet ta përsëritni këtë metodë sa herë që ju duhet në mënyrë që të arrini ngjyrën që ju dëshironi.