Kuriozitete
“Miss Ukraina” transmeton live vdekjen e saj (Video)
Sofia Magerko, 16-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në komunikacion.
“Miss Ukraina 2016” Magerko ishte duke vozitur veturë sportive luksoze kur me shoqen 24-vjeçare, Daria Medvedeva humbën kontrollin mbi veturën dhe ra në humnerë.
E gjithë ngjarja është transmetuar live në rrjetet sociale pasi që dyshja komunikonte me fansat përmes platformave të Internetit, transmeton Telegrafi.
Mjeko-ligjorët kanë konstatuar se bukuroshet kishin konsumuar shumë alkool edhe gjatë vozitjes me veturë.
Ndryshe, Sofia është dashur të përfaqësojë shtetin ukrainas në garat ndërkombëtare të bukurisë. /Telegrafi/