Kuriozitete
Njeriu që jetoi me krokodilin gjigant për 20 vite (Video)
Mendoni se krokodilët janë të egër dhe të rrezikshëm? Atëherë, mendimi juaj do të ndryshojë sapo ta lexoni këtë storje.
Kjo është historia e lidhjes së pazakonshme mes një njeriu dhe një krokodili, një lidhje që zgjati deri në vdekje – deri në ngordhjen e krokodilit.
Gilberto Shedden, një peshkatar nga Kosta Rika, pa për herë të parë krokodilin më 1991, kur e gjeti të lënduar pranë një lumi. Ai ishte qëlluar në sy dhe ishte lënë për të ngordhur.
Ai e ndihmoi krokodilin që peshonte 68kg, e ushqeu me peshk dhe pulë, madje edhe flinte me të, duke e puthur dhe ledhatuar përderisa bisedonte me të, transmeton Gazeta Express.
“Ushqimi nuk ishte i mjaftueshëm. Krokodili kishte nevojë për dashurinë time për të rifituar dëshirën për të jetuar”, tha ai.
Kur krokodili rifitoi fuqinë e tij, pas gjashtë muajsh, Gilberto e lëshoi atë. Por të nesërmen, ai u habit kur pa se krokodili ishte kthyer dhe kishte fjetur jashtë shtëpisë së tij.
Ky ishte fillimi i një lidhje të fortë. “Krokodili më ndoqi për në shtëpi dhe vinte sa herë që e thërrisja në emër, e dija se mund të trajnohej”, tha Gilberto. “Një krokodil si ky nuk kisha parë”, tha ai.
Krokodili vendosi që të jetonte pranë njeriut që e shpëtoi. Ai u rrit rreth 5 metra dhe përfundoi duke peshuar 454kg. Menjëherë dolën lajmet se një njeri po noton me një krokodil gjigant në një lumë.
Një televizion lokal shkoi dhe e filmoi atë dhe dyshja u bënë shumë të popullarizuar. Çdo javë, për më shumë se dhjetë vjet, dyshja do të performonte për turistët në Siquirres, Kosta Rikë, duke demonstruar lidhjen e tyre të pabesueshme, duke notuar dhe duke bërë truqe së bashku.
Krokodili ngordhi më 2011, jashtë shtëpisë së Gilbertos. Ai bëri madje funeral për të dhe këndoi një këngë. Mbetjet e krokodilit kanë mbetur të ruajtura dhe është në pamje të përhershme në një muze lokal.
Krokodili tani konsiderohet si një pasuri kombëtare e kulturës së Kosta Rikës dhe do të kujtohet nga ata që e përjetuan lidhjen e pabesueshme mes tij dhe Gilbertos.
Regjisori jug-afrikan Roger Horrocks bëri madje një dokumentar për këtë lidhje të pazakonshme, pak para se krokodili të ngordhte, ku shihet burri duke hyrë në ujë me krokodilin.
Shikojeni videon e dokumentarit më poshtë: