Kuriozitete
U akuzua se përdhunoi vajzën, flet Fatosi: Jam i vdekur për së gjalli, nusja futi spermën time te mbathjet e vajzës
Fatos Gurakuqi, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 15vjeçare mohon akuzat, duke bërë përgjegjëse për sajesën e këtij turpi, gruan dhe vajzën.
Policia shkencore nëpërmjet analizës së AND-së doli në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit, por ai në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” akuzon gruan se ka bërë diçka me rrobat e tij.
Sipas tij, ato ndoshta nuk e kanë dashur në shtëpi, nuk donin të punonin në stallën e derrave me të cilët ushqeheshin e nuk e duronin që pinte alkool, por nuk mendonte të arrinin deri këtu. Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15vjeçare, F.G. më 18 nëntor të 2015-ës dhe pas kallëzimit, ai u vu në pranga nga policia.
Z.Gurakuqi, pas përgjigjes së ekspertizës ju keni kërkuar të takoheni gazetarët, përse?
Kam kërkuar që ta them publikisht që kjo akuzë që rëndon ndaj meje nuk është e vërtetë. Absolutisht që nuk është e vërtetë. Se mbi ç’fakte ka dalë pozitive ajo përgjigje, unë nuk e di. Unë nuk kam qenë dhe nuk e kam shoqëruar vajzën prej shumë kohësh nga shkolla në shtëpi, sepse nuk kam pasur edhe kohë që ta merrja dhe ta çoja në shtëpi, se isha me punë. E dija që në shkollë ikte orën 11:12. Unë kam pasur një stallë derrash e merresha vetëm me punë aty, kam qenë aq shumë i ngarkuar sa nuk lëvizja dot.
Si e shpjegon ekspertizën, e cila doli pozitive?
Unë nuk e di se çfarë kanë bërë nusja dhe vajza, s’e di si kanë vepruar ato. Ato s’donin që të punonin në stallën e derrave, se donin vetëm lekë për të ngrënë e për të pirë, për të dalë. Donin që t’u vinte era parfum e jo derra. U bërtisja kur nuk ushqenin derrat, u flisja. Këta e kanë në gjak më duket, i ati i nuses sime para 10 a 12 vitesh ka bërë burg po si puna ime. Dhe, siç kanë bërë më atë, po bëjnë dhe me mua. Unë u nxora pasaportat se donin të iknin në Gjermani, nusja fliste me djalin e saj, por unë s’i lashë se emigrantët po ktheheshin. E kuptova që ata s’donin të rrinin, donin të iknin. Këto gjëra mund t’i ketë bërë edhe nusja vetë.
Pse mund ta ketë bërë?
Nuk kanë dashur mbase të më ketë në shtëpi. Edhe unë dua ta di se përse e bënë këtë. Nëse nuk u pëlqente të jetonin me mua, të më thoshin e të ndaheshim siç ndahen të gjithë njerëzit, por jo të më akuzonin padrejtësisht. Unë jam një fis që as nuk e kemi në gjak diçka të tillë. Ç’më duhet më jeta mua?! Mund të bënte denoncim se i rrihja, se pija alkool, por jo për një gjë kaq të turpshme. Unë për vete jam i vdekur për së gjalli me këtë akuzë që më kanë bërë. Kam kërkuar dhe do kërkoj vetëm drejtësi. Se si kanë vepruar, se çfarë kanë bërë nënë e bijë me rrobat, nuk di gjë. Unë jam kot në burg, nuk kam lidhje me atë akuzë. Jam 100 për qind i sigurt se ato të dyja kanë bërë diçka tek rrobat. Jam i sigurt që jam i pafajshëm dhe nëse drejtësinë nuk e marr këtu, do ta çoj edhe në Strasburg, sepse jam i pastër dhe sigurt me veten time. Por, besomë unë kam marrë fund me këtë akuzë.
Si ndodhi arrestimi juaj, a mund të na e tregoni?
Atë ditë unë kisha shkuar për të rregulluar një gjenerator, të cilin e lashë në servis pasi nuk kisha kohë që të prisja 23 orë dhe u ktheva për të marrë disa ushqime. Nuk e mbaj mend se çfarë ore ka qenë, por di që më ra telefoni e më thanë që vajza juaj është sëmurë. Pyeta se çfarë ka, e më thanë që s’ka ndonjë problem madhor, por i ka rënë të fiket. Mora një taksi direkt dhe vajta për tek shkolla. Kur vajta atje, i rashë derës e më thanë që nuk lejoheni të futeni brenda në shkollë, u prezantova që isha një prind. Aty ishte një femër e moshuar e më tha të prisja që të interesohej e prita. Në kohën që ajo zonja u largua po dilte një fëmijë e më tha që ti nuk lejohesh që të futesh brenda. Sapo doli një nxënës nga dera kryesore, vura këmbën tek dera e u futa brenda. Pyeta për time bijë se nuk e dija ku e kishte klasën dhe vajta o në katin e dytë, o të tretin të shkollës, s’e mbaj mend. Aty pashë rreth 10 ose 15 vetë, nuk më kujtohet mirë. Pashë vajzën dhe pyeta se çfarë kishte, më thonë mësuesit që ti nuk lejohesh këtu, çfarë kërkon. I habitur pyeta si nuk lejohem të shoh fëmijën tim se çfarë ka. E pyeta dhe vajzën ‘çfarë ke babi, je mirë?’ e mu përgjigj ‘jo, babi s’kam gjë se jam më mirë tani’ kaq. Aty po debatoja me njërin që nuk e njihja, s’e dija çfarë ishe, a mësues ose jo, nuk e di fare më, por gjuajti, më ofendoi e më pas një mësues më shoqëroi tek shkallët e më tha mua mos u tensiono. Ndërkohë e po prisja tek shkallët brenda shkollës. Dhe punë minutash më vjen policia më merr.
Atje në polici kam parë masakrat më të rënda të jetës sime.
Pse?
Më kanë rrahur.
Për çfarë arsye?
Nuk e di pse. Madje, pa u bërë 3 minuta i kam thënë një polici që ‘zotëri ma jep pak telefonin’ se po më binte. Ai vazhdoi duke më sharë, me ofendime nga më të ndryshmet.
I di emrat e policëve që të dhunuan?
Jo. Po fytyrat ua mban mend?
Jo, edhe po t’i shoh, ashtu si më bënë ata, tani nuk i njoh.
Kishit pirë alkool atë ditë?
Vetëm 2 birra.
E morët vesh pse ju dhunuan?
Absolutisht jo, ata vetëm më shanin e më ofendonin. Madje kam një muaj e pak që s’kam marrë ilaçe. Kam pasur shenja në trup në stomak. 10 ditë, 15 ditë nuk kam konsumuar ushqim, vetëm biskota. Nuk e dija se për çfarë arsye isha në polici. Kur erdha në burg pyeta se për çfarë arsye e më thanë që ty t’i kanë bërë letrat.
Nga kush e morët vesh?
Nga avokatja, se kisha një femër në fillim e i thashë që kjo gjë nuk ka mundësi. Kjo gjë s’ka ndodhur absolutisht.
Po vajzën e keni takuar pasi u ka denoncuar?
Vajzën e kam takuar, ka ardhur në gjyq e më ka kërkuar falje dhe ka thënë që nuk është e vërtetë.
Së fundmi, a keni një apel dhe për dikë?
Për drejtësinë, të shikojë provat se kjo gjë nuk ka ndodhur se po të ishte ashtu, e kisha gjetur mënyrën dhe e kisha mbyllur kapitullin, Nëse jam gjallë, jam vetëm se e di që s’kam faj. Jam 100% i sigurt që do të dal i pafajshëm.
Po nëse nuk dilni dhe dënoheni?
Për çfarë duhet të dënohem, unë skam bërë asgjë. Nëse e drejta ime nuk del, unë do vras veten që të kënaqen edhe ata jashtë.