Kuriozitete
Diplomon në spital, pranë nënës me gjendje të rëndë shëndetësore (Video)
Nëna e njohur vetëm si Patty nga Shtetet e Bashkuara, për dhjetë muaj kishte duruar shumë dhimbje, vetëm që ta shihte të bijën Sam teksa diplomonte.
Por, sëmundja e kancerit e kishte pushtuar rëndë dhe ajo humbte ndjenjat dhe kishte ankthe të shpeshta.
Meqenëse nuk mund të shkonte për të përcjellë, shkolla organizoi një ceremoni të shkurtër në dhomën e saj të spitalit.
“Menjëherë pas kësaj ajo humbi ndjenjat dhe nuk u zgjua më”, thuhet në filmimin e shkurtër, që ka prekur zemrat e të gjithëve. /Telegrafi/