Shëndetësi
Mjaltë me hudhër, kombinimi magjik
Hudhra është një nga bimët më të përdorura në kuzhinat e gjithë botës. Ajo ka një shije të veçantë dhe shumë fuqi shëruese.
Zakonisht hudhra përdoret e gatuar, por forma e saj e pagatuar e transformon këtë bimë në një ilaç të fuqishëm natyror.
Kur është fjala për zemrën, ajo e ndihmon uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesterolit, gjithashtu parandalon sëmundje të zemrës, sulmin në zemër dhe arteriosklerozën.
Mënyra më e mirë për ta përdorur hudhrën është duke e përzier atë me mjaltë dhe ta konsumoni në stomak të zbrazur, për shkak se kur stomaku është i mbushur me ushqim, është më e vështirë për trupin që t’i absorbojë të gjithë ushqyesit që kjo përzierje mund t’i ofrojë, shkruan Gazeta Express.
E gjitha çfarë duhet të bëni është të merrni 2-3 thelpinj të hudhrës, t’i copëtoni ato në copa të vogla dhe t’i përzieni me një lugë gjelle mjaltë. /Gazeta Express