Kuriozitete
Shikon vajzat tek argëtoheshin në lokal, plaku heq pantallonat dhe …
Pasi vëren një grup vajzash të ulura në tavolinat e një bari për hesap të tyre, nis ti fiksojë dhe të prekë pjesët intime.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Podenzano të Italisë dhe protagonisti është një 77-vjeçar shqiptar, raportojnë mediat lokale. Ai ndodhej në parkun e lojërave pranë lokalit ku ishin ulur vajzat dhe nisi të bëjë veprimet e pahijshme: Uli pantallonat e filloi të masturbohej.
Pikërisht në ato momente, në zonë kaloi një agjent policie jashtë shërbimi, i cili pasi vëru se ç’po bënte shqiptari, telefonoi karabinierët. Efektivët mbërritën në vendngjarje brenda disa minutash dhe kapën shqiptarin me ‘duart e zëna’.
Në këtë pikë, agjentët e urdhëruar të vishej, e shoqëruan në komisariat dhe e denoncuan për akte të turpshme në publik.