Connect with us

20 faktet që nuk dimë për vdekjen, disa prej tyre nuk i kemi parë as në ëndrrat më të frikshme

Kuriozitete

20 faktet që nuk dimë për vdekjen, disa prej tyre nuk i kemi parë as në ëndrrat më të frikshme

Vdekjes i trembemi të gjithë, mbase sepse procesi i ndarjes nga jeta është i vështirë. Por mposhtë po ju sjellim 20 fakte që nuk i dini për vdekjen, e disa prej tyre nuk i kemi parë në ëndrrat tona më të këqija.

1. Tri ditë pas vdekjes së personit, enzimat të cilat gjatë jetës kanë tretur darkën, fillojnë të tresin personin e vdekur.

2. Praktika e varrosjes daton para 350 mijë vjetësh.

3. Në historinë e përgjithshme njerëzore, kanë vdekur 100 miliardë njerëz.

4. Në Nju-Jork më shumë njerëz bëjnë vetëvrasje sesa që vriten.

5. Rreth 153 mijë njerëz do të vdesin në ditëlindjen tënde.

6. Dorëshkrimi i pakujdesshëm i mjekëve është shkaktar i vdekjes të së paku 7 mijë njerëzve në vit!

7. Personat e mëngjër mesatarisht vdesin tre vjet më herët sesa djathtakët.

8. Kur personi vdes, shqisa e fundit që e humbë është shqisa e dëgjimit.

9. Është më se e sigurt që do të vdisni ashtu sikur t’ju bjerë arra e kokosit në kokë dhe t’ju mbysë, sesa nga sulmet e peshkaqenit.

10. Në Amerikë, shoferët e dehur shtypin për vdekje një person brenda çdo një ore.

11. Në Mont Everest gjenden rreth 200 trupa të alpinistëve të vdekur, vendi i vdekjes së tyre tani u shërben si udhërrëfyes alpinistëve në rrugën drejt majës.

12. Çdo 40 sekonda, dikush bën vetëvrasje.

13. Peshkaqenët vrasin 12 njerëz në vit, derisa njerëzit vrasin 11.417 peshkaqenë brenda çdo një ore!

14. Italiania Leonarda Kjanquli, vrasëse seriale, i ka bluar dhe i ka shndërruar viktimat e veta në simite të cilat i ka servirur me çaj.

15. Shtrirja akoma është dënim i caktuar me ligj në Sudan.

16. Disenjatori i paketimit të çipsit “Pringls” pas vdekjes është djegur në kremator, ndërsa hiri i tij qëndron në njërën ndër ato paketime.

17. Së paku 80 për qind e meshkujve të ish-Bashkimit Sovjetik të lindur në vitin 1923 kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore.

18. Shanse më të mëdha keni të vdisni nga rrëshqitja në vaskë, nga rrufeja apo ngufatja në vaskë, sesa nga terrorizmi.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top