Shëndetësi
Beteja me kancerin, ky ilaç natyral i fortë ju vjen në ndihmë
Me qindra miliona njerëz janë duke u ballafaquar me sëmundjen më të rrezikshme tani kancerin. Sidoqoftë, shumë njerëz dhe ekspertë shëndetësorë pohojnë se ekziston një ilaç natyral që është tejet i fuqishëm dhe efektiv në trajtimin e shumë sëmundjeve, e veçanërisht kancerin, shkruan revista Shije.
Ky ilaç i mrekullueshëm shtëpiak është zbuluar nga shkencëtari rus Hirsto Mermerski. Sipas tij, ilaçi është efektiv për tërë organizmin dhe nëse e përdorni siç duhet, mund edhe t’a shëroni kancerin.
Përveç shërimit të kancerit, ky ilaç ka shumë përfitime tjera shëndetësore, si: përmirëson sistemin e imunitetit, forcon kujtesën, përmirëson funksionin e trurit, pastron mëlçinë dhe veshkat, pastron enët e gjakut, forcon dhe përmirëson shëndetin e zemrës, parandalon sulmet në zemër etj.
Përbërësit:
400 gramë arra
400 gramë grurë të gjelbër
15 limonë të freskët
12 karafila të freskët të hudhrave
Një kilogram mjaltë.
Përgatitja:
Arrat, karafilat e hudhrave dhe grurin e gjelbër i përzieni bashkë dhe pastaj u shtoni pesë limonë (të pa qëruar). 10 limonët tjerë duhet të shtrydhen për të formuar lëng limoni, i cili pastaj duhet të shtohet tek përbërësit tjerë dhe të përzihet. Posa t’i keni përzier për pak minuta, mund t’a shtoni mjaltin dhe t’i përzieni prapë me një lugë të drurit. Produktin e fituar e vendosni në një gotë xhami dhe e vendosni në frigorifer.
Këtë ilaç mund t’a përdorni pas tri ditëve. Sipas profesorit Mermerski, këtë produkt duhet t’a konsumoni gjysmë ore para çdo vakti. Përdorni një apo dy lugë gjelle të këtij ilaçi para çdo vakti dhe një apo dy lugë tjera para se të flini. Por nëse keni kancer është e rekomandueshme t’a përdorni këtë produkt çdo dy orë nga dy lugë gjelle. Konsumimi i këtij produkti do t’ua përmirësojë metabolizmin dhe do të ndjeheni të freskët dhe me energji.