Shëndetësi
Recetë për lakër turshi
Më poshtë mund ta shihni recetën e plotë bashkë me mënyrën e përgatitjes së lakrave turshi.
Përbërësit
30 kg lakra
2 kg krip
sipas nevojës ujë
Përgatitja:
Lakrën e pastrojmë nga gjethet e jashtme, largojmë me thikë pjesën e fortë të bishtit, duke gërryer deri në brendësi dhe duke krijuar kështu një vrimë brenda lakrës.
Lakrat i vëmë në një enë të madhe duke i radhitur që të mos mbetet hapësirë mes tyre (në këtë rast mund të presim ndonjë lakër në 4 pjesë dhe copëzat e vogla të fusim në hapësirat që mbesin dhe sa më shumë mbushim hapësirat).
Në fund mbushim enën me ujë të ftohtë derisa uji të dalë përsipër lakrave, qesim edhe pjesën e mbetur të kripës dhe mbyllim mirë duke vënë një masë shtese të rënde në sipërfaqe dhe në këtë mënyrë lakrat nuk do të notojnë mbi ujë pastaj.
Mbyllim mirë enën hermetikisht dhe lëmë në vend të freskët dhe të errët.
Lakrat janë të gatshme për konsum pas -4 jave.