Connect with us

Mjaltë për lëkurë të pastër dhe të bukur

Shëndetësi

Mjaltë për lëkurë të pastër dhe të bukur

Të gjitha femrat dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga to kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë.

Mjalti përmban enzima, veti natyrale antibakteriale dhe probiotikë që janë të mirë për lëkurën, shkruan Shije. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.

Përfitimet e mjaltit:

-Mjalti lehtazi i largon bakteret e dëmshme nga lëkura, pa e zhveshur lëkurën nga vajrat e vet natyralë.

-Mjalti përmban probiotikë natyralë dhe ka veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve.

-Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë.

Pastrimi i fytyrës me mjaltë

Përbërësit: Mjaltë manuka dhe mjaltë organik.

Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të nxehtë, pastaj vendosni një lugë gjelle mjaltë, ose më pak, në duar. I fërkoni duart me mjaltë dhe me lëvizje rrethore e masazhoni lëkurën.  Mjaltin e lini në lëkurë për të paktën 5-10 minuta dhe pastaj e pastroni me ujë të nxehtë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top