Shëndetësi
Shtypni KËTË PIKË në dorë dhe dhembja e kokës menjëherë do të pushojë (video)
Teknikë vërtet efikase që të çliroheni nga dhembja e kokës. Herën tjetër kur t’ju dhemb koka, provoni të aplikoni këtë që po shihni në video.
Do të befasoheni se sa është efikase, transmeton Telegrafi.
Akupresura është vërtet metodë efikase e cila është shumë frytdhënëse kur është fjala te dhembja e kokës, dhembja e qafës dhe e supeve.
Ndiqni lëvizjet nga ky xhirim dhe shikoni cilat janë pikat kryesore për dhembje koke.
Vendosni gishtin e madh dhe gishtin tregues në qafë (si në xhirim) dhe tërhiqeni nga fundi në majë, përkatësisht deri në zverk.
Kur të arrini në lugun natyral në të cilin vetvetiu gishtat futen, e keni gjetur pikën e vërtetë.
Mbajeni në mend, kurrë nuk duhet bërë masazh unazave, por vetëm anash. Edhe më e rëndësishme është pika në shuplakë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.
Pikat paraprake janë të rëndësishme, mirëpo nëse dëshironi t’i gjeni edhe të tjerat, shikoni xhirimin. Njëra është në majë të kokës, në nivel me majat e veshëve, pastaj pika midis vetullave, pastaj katër gishta nën gju, nga ana e djathtë e kërçikut.
Bëni masazh disave prej këtyre pikave, duke shtypur deri në atë masë që të hetoni dhembje të këndshme, nuk është mirë të jetë e pakëndshme,ndërsa dhembja e kokës vetvetiu do të eliminohet. /Telegrafi/