Connect with us

Me këtë dietë do t’i largoni 5 kg për 7 ditë

Shëndetësi

Me këtë dietë do t’i largoni 5 kg për 7 ditë

Në asnjë mënyrë bukë, alkool apo pije alkoolike

Dita e parë

Pini vetëm supë (sa të doni) dhe hani fruta përveç bananes (pjepri, shalqiri
kanë më pak kalori se të gjitha frutat e tjera). Mund të pini çaj ose
kafe pa sheqer. Ujë sipas dëshirës.

 

Dita e dytë

Vetëm perime. Hani derisa të ngopeni perime të pagatuara. Përpiquni të
hani sa më shumë perime me gjethe jeshile, por qëndroni larg nga
bishtajat, bizelet dhe misrat. Pini sa më shumë supë që të mundeni. Në
darkë, hani një patate të madhe të pjekur në furrë me një lugë të vogël
vaj. Mos hani fruta.

 

Dita e tretë

Hani supë, fruta dhe perime sa të doni. Mos hani patate. N.q.s keni ngrënë sipas udhëzimeve dhe nuk e keni shkelur, do të shikoni që keni rënë 2-3 kg.

 

Dita e katërt 

Banane dhe qumësht krejtësisht të skremuar. Hani 3 banane dhe pini qumësht të skremuar sa të doni gjatë gjithë ditës, dhe padyshim, supë. Banania dhe qumështi i skremuar kanë një sasi të madhe kalorish, por gjatë këtyre ditëve keni nevojë për potasium, karbohidrate, proteina për të zvogëluar dëshirën për ëmbëlsira.

 

Dita e pestë

Mish dhe domate. Mund të hani 300-400 gr mish dhe 6 domate. Përpiquni të pini të paktën 6 gota ujë për të eliminuar acidin urik në trupin tuaj. Pini supë të paktën një herë.

 

Dita e gjashtë

Mish dhe perime. Hani mish dhe perime sa të doni. Mund të hani 2 deri në 3 biftekë me perime me gjethe jeshile. Jo patate. Pini supë të paktën një herë.

 

Dita e shtatë

Oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund të hani sa herë të doni. Pini supë sa më shumë që të keni mundësi.

 

Në fund të shtatë ditëve, nëse nuk i keni shkelur udhëzimet, do të keni humbur 5-7 kg. Nëse keni humbur më shumë se 7 kg, ndërpriteni dietën 2 ditë përpara se ta rifilloni nga dita e parë. Kjo dietë 7 ditore, mund të zbatohet sa herë të doni. Nëse e zbatoni në mënyrë korrekte, do të pastroni trupin tuaj nga papastërtitë, dhe do t’ju japë një mirëqenie dhe lehtësie që nuk e keni pasur më parë. Vetëm pas 7 ditë diete, do të filloni të ndjeni një bollëk energjish.

Kjo është një dietë e shpejtë dhe djeg dhjamërat. Sekreti i dietës është
se ajo djeg më shumë kalori nga ato që merr. Kjo dietë nuk lejon absolutisht që të pihet pije alkoolike apo të gazuara. Vetëm ujë, lëng frutash pa sheqer dhe qumësht krejtësisht të skremuar.

Në njërën nga ditët në të cilën duhet ngrënë mish, ky i fundit mund të zëvendësohet me peshk ose pulë pa lëkurë, të gatuar gjithnjë pa yndyrë. Kjo dietë është përgatitur nga spitali “Sacro Cuore Memoriar”, dhe është përdorur te të sëmurët nga zemra me mbipeshë, për t’i lejuar që të humbasin peshë shpejt, në përgjithësi para ndërhyrjeve  kirurgjikale.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top