Connect with us

4 produket që po na vrasin, kurrë mos i konsumoni këto ushqime

Shëndetësi

4 produket që po na vrasin, kurrë mos i konsumoni këto ushqime

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një nga problemet më madhore shqetësuese në të gjithë botën. Ushqimet e përpunuara po pushtojnë tregjet. Rreziqet shëndetësore që kanosen nga përdorimi i tyre janë shumë të mëdha. Ka një listë ushqimesh që duhet të shmangni patjetër nëse dëshironi të mbroni shëndetin tuaj. Ajo përfshin:

Domate të konservuara

Kanaçet me domate të konservuara përmbajnë bisfenol-An, një komponent që lidhet me sëmundjet koronare, diabetin dhe obezitetin. Ndaj, është më mirë të zgjidhni domate të konservuara me shishe qelqi dhe që përbajnë pak natrium apo aditivë të shtuar.

Kokoshka në mikrovalë

Kimikatet, përfshirë acidin perfluoroaktonik (PFOA) gjenden me shumicë në mikrovalë. Ato avullojnë duke hyrë më pas në kokoshka teksa ato gatuhen. Studimet tregojnë se ai lidhet me impotencën tek njerëzit. Ju mund t’i gatuani kokoshkat fare lehtë në një tigan dhe të shmangni shumë rreziqe të shkaktuara nga mikrovala.

Patate joorganike

Për rritjen e tyre përdoren pesticide të shumta. Spërkaten herë pas here dhe kjo bëhet shumë e rrezikshme. Përpiquni t’i zgjidhni ato bio, që të shmangni çdo shqetësim të mundshëm. Kjo mund t’ju rëndojë kuletën, por ju mbron shëndetin.

Qumësht i prodhuar me hormone

Lopët ushqehen me hormone për t’u rritur dhe për të prodhuar qumësht. Kjo mund të nxisë edhe kontaminimin e mishit. Përzgjidhni qumështin ku shkruan ‘pa Rbgh’.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top