Connect with us

A duhet dhënë bebes qumështin e lopës?

Shëndetësi

A duhet dhënë bebes qumështin e lopës?

Megjithëse qumështi i lopës nuk është i përshtatshëm si një burim parësor i ushqyerjes për vitin e parë, është normale dhe e pranueshme ta përdorim atë në sasi të vogla kur gatuajmë për beben.

Ashtu si me të gjitha ushqimet, është me rëndësi që të kontrollojmë për shenja alergjie ose shqetësimeve të tjera në tretje kur ta bëjmë qumështin pjesë të ushqimit për beben.

Gjithsesi, mos përdorni bulmetra para se fëmija të ketë ditëlindjen e parë, nëse në familjen tuaj ka ndonjë histori të alergjisë ndaj nënprodukteve të qumështit.

Është gjithashtu me rëndësi ta vëmë në dijeni mjekun e fëmijës për çdo historik të mundshëm në familje që ka lidhje me alergjitë e çfarëdo lloji, sepse ai mund t’ju këshillojë që të prisni deri sa bebi të bëhet të paktën 1 vjeç, para se të konsumojë bulmetra.

Një pikë tjetër për t’u marrë parasysh është nëse ka pasur probleme me kapsllëkun gjatë kohës që është ushqyer me gji.

A e dini se në këtë rast mund t’ i rregulloni këto shqetësime nëse e shmangni përdorimin e bulmetrave edhe vetë ju? Kur është kështu, atëherë ia vlen që të paktën fëmija të bëhet një vjeç para se të bulmetrat t’i bëjmë pjesë të ushqimit të tyre.

Bebet nuk mund ta tretin qumështin e lopës aq plotësisht apo aq lehtë sa qumështin e gjirit ose formulën. Qumështi i lopës përmban përqendrime të larta të proteinave dhe mineraleve, të cilat mund të godasin mbi veshkat e pamaturuara plotësisht të fëmijës suaj.

Përveç kësaj, qumështi i lopës nuk ka sasinë e duhur të hekurit, të vitaminës C, dhe vlerave ushqyese të tjera për një foshnje. Kjo, gjithashtu mund të shkaktojë mungesë hekuri – anemi në disa foshnje, pasi proteina e qumështit të lopës mund të irritojë muret e sistemit të tretjes, duke çuar deri në fece me gjak.

Së fundi, qumështi i lopës nuk përmban llojin më të shëndetshëm të yndyrës që i duhet një foshnje për rritjen e saj/tij.

Kur fëmija juaj të jetë gati për ta tretur atë, sidoqoftë, qumështi do të bëhet një pjesë e rëndësishme e dietës së tij. Ai është një burim i pasur me kalcium, i cili ndërton dhëmbë dhe kocka të forta; ndihmon në rregullimin e koagulimit të gjakut dhe në kontrollin e muskujve.

Dhe kjo është një nga burimet e pakta të vitaminës D, e cila ndihmon trupin të përthithë kalcium dhe është, gjithashtu vendimtare për rritjen e kockave.

Qumështi gjithashtu ofron proteina për rritjen, si dhe karbohidratet, të cilat do t’i japin fëmijës tuaj energjinë që i nevojitet për të shëtitur gjatë gjithë ditës.

Por mos harroni, koha më e mirë kur ju mund t’i filloni qumështin e lopës fëmijës tuaj është pas moshës 12 muajsh.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top