Kuriozitete
Pak e çuditshme, por kjo mësuese pezullohet nga puna për shkak të këtyre çizmeve
Kemi dëgjuar shumë histori në lidhje me fëmijët që janë pezulluar nga shkolla pasi kanë thyer kodin e veshjes, por rrallë për mësues.
Një mësuese në ShBA është ndaluar që të veshë rrobat e saj në shkollë pasi konsiderohen veshje të papërshtatshme.
Një fotografi e saj, ku fytyra nuk i është identifikuar ka nisur qarkullimin në rrjete sociale.
Ajo është më një fustan gri sipër gjurit dhe me një palë çizme të zeza të gjata.
Mësuesja i jep mësim fëmijëve të klasës së katërt, ndërsa shumë njerëz kanë komentuar se nuk ka arsye për tu pezulluar dhe kanë kundërshtuar këtë vendim.
Veshja e saj është e rregullt dhe nuk ka asnjë pjesë të trupit, përveç krahëve të ekspozuar.
Ndërsa të tjerë mendojnë se kjo çështje është vendosur si e tillë prej çizmeve të gjata.