Shëndetësi
Ja pse femrat duhet të urinojnë menjëherë pas marrëdhënies intime
Marrëdhëniet seksuale janë një komponent shumë i rëndësishëm në jetën e një çifti.Përveç nevojës biologjike, seksi ju ndihmojnë të keni një shëndet mendor të qëndrueshëm si dhe forcon lidhjen mes partnerëve.Nëse doni të keni marrëdhëni intime të shëndetshme me partnerin duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të thjeshtë si urinimi.Urinimi menjëherë pas aktit seksual sjell përfitime të mëdha për trupin e një femre pasi lufton infeksionet që rrezikojnë mirëqenien e saj fizike.Gjatë marrëdhënieve seksuale, mikrobet dhe bakteret hyjnë në zonën gjenitale dhe mund të grumbullohen rreth uretrës, duke rritur rrezikun e infeksionit në fshikëz.Për më tepër, mjekët thonë se e vetmja mënyrë për të nxjerrë të gjitha substancat që janë futur gjatë penetrimit është përmes urinimit.Këshillohet të urinoni direkt ose mundësisht brenda 45 minutave pas aktit seksual.Ruajtja e një higjiene të mirë personale para dhe pas seksit është gjithashtu çelësi për të shmangur infeksionet e traktit urinar dhe për të mbrojtur shëndetin intim. Vazhdoni me lajmin duke shtypur LKSCOMën e mëposhtme dhe pas 5 sekondave e keni lajmin poshtë LKSCOMes