Shëndetësi
Dy gjëra të cilat ndikojnë në rënien e flokëve te femrat
Rënia e padëshiruar e flokëve mund të jetë tejet frustuese, bezdisëse dhe turpëruese për disa gra.
Pavarësisht se është vetëm ndryshim i pamjes fizike, presioni i shoqërisë i bën femrat të dëshirojnë flokë të gjata e të bukura, prandaj rënia e flokëve është gjë e vështirë për ta pranuar, transmeton Telegrafi.
Rënia e flokëve shpeshherë ndërlidhet me ndryshime në hormone, por janë edhe dy shkaktarë tjerë të cilët ndikojnë në këtë fenomen:
Medikamentet
Rënia e flokëve mund të jetë efekt anësor i shumë ilaçeve të ndryshme, duke i përfshirë antidepresuesit dhe ilaçet antipezmatuese. Ndryshimi i ilaçeve mund ta ndalojë procesin e rënies së flokëve në shumë situata tjera.
Shtatzënia
Hormonet ndryshojnë në mënyrë marramendëse gjatë shtatzënisë. Femrat mund të përjetojnë rënie të flokëve gjatë çdo faze të shtatzënisë. Për shumicën e grave, rënia e flokëve ndodh posa ta lindin beben, sepse atëherë trupi përjeton më shumë ndryshime hormonale.