Connect with us

Çka tregojnë rrahjet e zemrës?

Shëndetësi

Çka tregojnë rrahjet e zemrës?

Sipas një lajmi të botuar në Mayo Clinic mesatarja e rrahjeve të zemrës në minutë për një njeri është 60-100 rrahje. Specialistët shpjegojnë se shpejtësia e ulur e rrahjeve të zemrës tek një njeri i shëndetshëm tregon për një funksionim jo të mirë të saj.

Duke ditur shpejtësinë e rrahjeve të zemrës mund të informoheni rreth shëndetit të zemrës suaj dhe të parandaloni sëmundjet e mundshme.

Nën shpejtësinë e ulur apo të ngritur të rrahjeve të zemrës mund të fshihet një problem. Prandaj nëse rrahjet e zemrës suaj janë nën 60 apo mbi 100 duhet të shkoni menjëherë tek doktori.

Për të matur rrahjet e zemrës mjafton të kontrolloni pulsin. Mbajeni dorën të hapur ndërsa dy gishtat e dorës tjetër veçanërisht gishtin e madh të dorës vendosini mbi kyç.

Ose mund të vendosni tre gishtërinjtë tek qafa, nga ana e tubit të frymëmarrjes. Kur ta ndjeni pulsin numëroni rrahjet e zemrës për 10 sekonda, transmeton Telegrafi.

Ndërsa kryeni këta praktika mos harroni që faktorët e mëposhtëm ndikojnë tek rrahjet e zemrës: niveli i aktivitetit, shkalla e ushtrimeve, temperatura e mjedisit, mënyra e qëndrimit (p.sh qëndrimi në këmbë apo shtrirë), ndjenjat, emocionet, gjerësia e trupit, përdorimi i ilaçeve te ndryshme.

Një studim i ri bën të ditur se rrahjet e zemrës mund të përdoren si një ‘test i vdekjes’, për të parashikuar shanset që të keni atak kardiak në dy dekadat e ardhshme.

Megjithatë doktorët thonë se personat me një nivel të ulët të rrahjeve të zemrës janë më të shëndetshëm, dhe është hera e parë që flitet për një rrezik sasior.

Njerëzit, zemra e të cilëve ka 80 rrahje në minutë, janë 45% më të favorizuar të vdesin nga ndonjë sëmundje në 20 vitet e ardhshme, krahasuar me ata që kanë një rrahje zemre më të ngadaltë, rreth 45 rrahjë në minutë.

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë një nivel të rrahjes së zemrës mes 60- 100 rrahje në minutë, por zemra e atletëve profesionistë rreth rreth 40 herë në minuta.

Studiuesit thonë se rreziku për të vdekur nga ndonjë sëmundje apo ndonë arsye shëndetësore rritet me rreth 9 % për çdo 10 rrahje për minutë mbi normën. Shanset për të vuajtur nga një infarkt në zemër rritet me 8%. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top