Shëndetësi
Kurrë më pleshta, buburreca, milingona apo të tjera. Vetëm me këtë përbërës të lirë dhe të thjeshtë
Çfarë duhet të bëni kur shihni një grup buburrecash? Si ta ndaloni një ushtri të milingonave në kopshtin tuaj? Po në lidhje me pleshtat që qeni juaj ju solli në shtëpi nga jashtë? Për fat të mirë, ne kemi vetëm atë që ju nevojitet. Acidi borik është përdorur për të eliminuar insektet e padëshiruara në shtëpi për një kohë të gjatë. Është një substancë natyrale që mund të gjendet në ujin e detit dhe bimët.
Megjithatë ne kemi një tjetër zgjidhje.
Përbërësit:
1 vezë
½ filxhan caji me sheqer të bardhë
Borax( lloj ilaci i ngjashëm me acidin borik)
Përgatitja:
Në fillim zieni vezën dhe më pas merrni vetëm pjesën e bardhë. Në një enë i përzieni me Boraxin dhe sheqerin e bardhë. Merrni pak e nga pak nga kjo masë, dhe punojini duke i bërë rrumbullake.
Vendosini këto “bomba” në cepat e shtëpisë apo në vendet ku ju i shihni më shpesh insektet që doni të zhdukni. Të nesërmen ju do ti shihni ato pajetë.
Borax është një zgjidhje e shkëlqyer edhe kundër pleshtave
Ato mund të jenë të vështira për t’u lokalizuar dhe për të hequr, por Borax mund t’i vrasë ato dhe vezët e tyre dhe ta mbajë shtëpinë pa pleshta për një vit.
Para se ta përdorni pastroni dhe fshini shtëpinë tuaj. Lëvizni mobiljet dhe sigurohuni që të fshini të gjitha zonat e vështira për t’u arritur, pasi pleshtat njihen të fshihen në vende të errëta. Tani, spërkasni disa pika Borax mbi qilimat tuaj dhe sigurohuni që të mbuloni zonat ku kafshët tuaja ulen shpesh.
Mbajini kafshët shtëpiake dhe fëmijët larg shtëpisë në 36 orët e ardhshme, në mënyrë që ata të mos kenë kontakt me pluhurin që mund të ketë pasoja serioze në shëndetin e tyre. Pas 36 orësh, fshini përsëri shtëpinë tuaj dhe ju do të shpëtoni nga pleshtat!/Shije.al