Connect with us

Gurët në veshka: Simptomat, shkaktarët dhe tretmani

Shëndetësi

Gurët në veshka: Simptomat, shkaktarët dhe tretmani

Një guri në veshkë është një copë e fortë e materialit që formohet në veshkë nga substancat që gjenden në urinë.

Ai guri mund të jetë i vogël sa një kokërr gruri apo i madh sa një guri real, transmeton Telegrafi.

Shumica e gurëve në veshka largohen nga trupi pa ndihmën e doktorit, megjithatë ndonjëherë ata mund të ngecin në traktin e urinës, duke e ndaluar rrjedhën e urinës dhe duke shkaktuar dhimbje të madhe.

Simptomat e gurëve në veshkë:

– Dhimbje ekstreme në shpinë

– Gjak në urinë

– Vjellje

– Urina mban aromë të keqe

– Dhimbje gjatë kohës kur urinoni

Por edhe doktori e diagnostikon nëse keni gurë në veshkë me ndihmën e testeve të urinës, gjakut, fotografimit, etj.

Çfarë janë gurët në veshka?

Gurët në veshka formohen nga kristalet që gjenden në urinë. Ata shpeshherë shkaktojnë dhimbje serioze, prandaj është e rëndësishme ta vizitoni doktorin nëse mendoni se keni gurë të tillë në veshka.

Jeni më të prirë të keni gurë në veshka nëse veç keni pasur më herët, nëse dikush nga familja juaj ka pasur, ose nëse vuani nga shtypja e lartë të gjakut apo obeziteit.

Disa medikamente, si ilaçet antivirale, mund ta rrisin rrezikun e gurëve të veshkës, por te shumica e njerëzve gurët shfaqen pa ndonjë arsye të fortë.

Ka shumë lloje të gurëve në veshka, por më së shpeshti ata përbëhen nga kalciumi.

Parandalimi i gurëve në veshka

Shumica e njerëzve që kanë gurë në veshka kanë 50 për qind mundësi të zhvillojnë gurë tjerë brenda 10 viteve. Por ka disa gjëra të cilat mund t’i bëni për ta parandaluar rrezikun:

– Pini të paktën dy litra lëngje në ditë (rekomandohet ujë)

– Mos hani më shumë se 1500mg kripë në ditë (rreth një lugë gjelle)

– Mos hani më shumë se dy herë në ditë mish

Trajtimi

Pra shumica e gurëve në veshka kalojnë përmes traktit urinor në fshikëz, ku pastaj dalin nga urina.

Por nëse guri është shumë i madh për të kaluar përmes këtij procesi, atëherë nevojitet tretman më i veçantë. Zgjedhja më e mirë e tretmanit vendoset nga urologu, duke u bazuar në shumë faktorë si pozita dhe madhësia e gurit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top