Shëndetësi
Pse bakteri vagjinale klaumidia është e rrezikshme
Niveli lartë i një bakteri në shëndetin e vagjinës së një gruaje mund të rrit rrezikun që ajo të këtë më shpesh klaumidia
Studimi i ri është pasues nga studimet e mëparshme për gratë të cilat janë të ndjeshme nga bakteret vagjinale që shkaktojnë disbalancin e baktereve, e të cilat kanë rrezik të infektohen edhe me HIV AIDS.
Studiuesit në Qendrën Universitare të Mjekësisë në VU të Amsterdamit në Holandë, kanë mbledhur mostrat vagjinale nga 122 gra të shëndetshme, shkruan GazetaExpress.
Pastaj ata kanë përcaktuar profilin bakterial të grave, apo mikrobiotinat, duke numëruar sa lloje të baktereve gjenden në vagjinën e çdo gruaje të shëndetshme.
Nga 61 gra që ishin testuar me klaumidi pozitive një vit më parë, profili bakterial i të cilave ishte më shumë se një baktere, u konstatua se kishin Lactobacillus (L. Inners), dhe kishin shumë më gjasa që të infektoheshin përsëri.
Ka rreth 80 lloje të ndryshe të baktereve që në fakt edhe ndihmojnë që vagjina të jetë e shëndetshme.
Para se një grua të hy në monopauzë, shumica e këtyre baktereve janë pjesë e familjes se laktobacilëve.
L. Iners është njëra ndër llojet më të shpeshta, pa përjashtuar edhe L. crispatus, L. gasseri dhe L. jenesenii.
Një vagjinë e shëndetshme ka përqindje të lartë të pH të acidit vaginal. Lactobacili ndihmon për ta ruajtur këtë nivel duke prodhuar acid laktik.
Çdo grua ka një përbërje pak a shumë të ndryshme bakteriale, që luhatet më moshën, nivelet e hormoneve, mjedisin dhe ciklin menstrual.
Mirëpo, sipas këtij studimi, që është publikuar me titull “Infeksionet nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme”, në mes të dy grave të së njëjtës moshë, mostrave dhe shprehisë për seks të sigurt, njëra ka më shumë L. Iners e që mund të infektohet më lehtë me klaumidia.
Shkencëtarët e kanë zbuluar edhe më parë që mbajtja e baraspeshës së baktereve vagjinale është relativisht stabile dhe e rëndësishme për të mbrojtur nga infeksionet bakteriale vagjinale (BV) apo infeksionit të lëngjeve vagjinale (STI).
Për më tepër, studimet e mëparshme tregonin se gratë që kishin më shumë infeksion vagjinale kishin më rrezik të sëmureshin me HIV, shkruan GazetaExpress.
Duhet të theksohet se të mos kesh balancë në infeksionet vagjinale nuk do të thotë se je e infektuar, thotë Dr. Alyssa Dwek, gjinekologe në Carmel të New Yorkut, autore e librit “”The Complete A to Z Guide to Your V”.
Megjithatë, “çdo ndryshim mund të shkaktojë mikrobiotina, e cila lejon sëmundjet e STI’së”, shton Dr. Dweck.
Flora vaginale vazhdimisht rrjedh, por shmangia nga produktet e renda, përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe substancave të fuqishme si spermicidi mund ta çrregullojnë baraspeshën e vagjinës dhe ajo të mos prodhojë acid më.
Në vend të kësaj, gratë duhet ta lënë vagjinën që ajo të shërohet vet, duke lejuar bakteret e shëndetshme që të prodhojnë më shumë pëlhura të frymëmarrjes, duke mbajtur dieta të shëndetshme që nuk janë të rënda, siç është sheqeri dhe alkooli.
Por, realiteti është se disa “gra bëjnë gjithçka ta trajtojnë këto probleme, ashtu siç bëjnë për shërimin e fëmijës, por ato prapë kanë probleme”, thotë Dr. Dweck.
Është e paqartë edhe tani se pse përhapja e baktereve të veçanta lidhet më shumë pas infektimit me klaumidia dhe se çrregullimet e florës vagjinale mund të dërgojnë të mikrobacile.
Në thelb këto baktere thyejnë mykun e membranës vagjinale që e mbron murin e brendshëm të vagjinës. Kjo thyerje e këtij muri mbrojtës bën që të infektoheni më klaumidia dhe baktere tjera të rrezikshme.
Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se klaumidia përfshihet më së shumti tek gratë dhe burrat e rinj në kohën aktive të jetën së tyre aktive seksuale nga mosha 14-24 vjeç e të cilët rrezikohen të sëmuren nga STI.
Përdorimi i një kondomi, natyrisht, që ndihmon kundër klaumidia, sidomos nëse bëni seks më shumë partner, e cila gjë rrit edhe rrezikun e kontraksionit.
Shumë njerëz nuk i tregojnë këto simptoma, e cila gjë bën që klaumidia të jetë kaq shumë e pranishme. Fatmirësisht, klaumidia trajtohet lehtë me antibiotik dhe largohet për pak ditë.
Por, me studimin shtesë, gjetjet e reja kanë ndihmuar shkencëtarët “të përcaktojnë nëse mikrobakteriet vagjinale mund të kontribuojnë në ndjeshmërinë apo mbrojtjen antibakteriale”, shkruan autori i studimit, Dr Robin van Houdt. /GazetaExpress/