Shëndetësi
Një mike më dha këtë recetë dhe thonjtë e mi ndaluan së thyeri, ata u rritën shpejt dhe të shëndetshëm
Të gjitha femrat duan thonjë të bukur dhe të gjatë, sepse thonjtë e bukur e bëjnë manikyrin të duket më bukur gjithashtu i bëjnë duart të duken më të holla. Sidoqoftë jo të gjithë jemi të bekuar me thonjë të gjatë dhe të fortë sepse rrithja e thonjëve kërkon një kohë të gjatë që të shkojë në masën e dëshiruar. Dhe shpesh herë ndodh që gjatë rritjes ata të thyhen sepse i kemi thonjtë delikat.
Thonjtë tanë përmbajnë një protein që quhet keratinë. Thonjtë e këmbës kanë tendencën të rriten më shpejt se sa thonjtë e duarve. Shumë aspekte mund të ndikojnë një rritje të avashtë të thonjëve si për shembull, mjekimet, modifikime hormonale, probleme shëndetsore.
Më poshtë u kemi përgatitur një recetë se si ti rrisni thonjtë sa më shpejt:
Përbërësit:
- Manikur i tejdukshëm për thonjtë.
- 3 thelpinj hudhër, të qëruar.
- 20 pika lëng limoni.
- 1 kapsulë vitaminë E
Përgatitja dhe përdorimi:
Hapi i parë në përgatitjen e këtij forcuesi do të jetë të shysni 3 thelpinj hudhër në ujë të nxehtë për rreth 15 minuta dhe t’i shtypni derisa të përftoni një pastë.Pastaj hidheni përbërjen së bashku me përmbajtjen e kapsulës së vitaminës E në smalt, shtoni edhe rreth 20 pika limoni dhe përzieni mirë për disa sekonda derisa gjithçka është e përzier mirë.Lëreni të qëndroj për disa ditë ashtu. Aplikoni një sasi të vogël të smaltit në thonjtë e dobët dhe lëreni të thahet tërësisht. Përsëriteni aplikimin e tij çdo ditë.