Shëndetësi
Ilaçi mrekullueshëm me të cilin ftohja zgjat vetëm dy ditë
Ja se si me vetëm dy përbërës shtëpiakë të mposhtni sëmundjen – transmeton Telegrafi.
Ilaçet popullore me arsye përdoren tashmë me shekuj, sepse është dëshmuar që ndihmojnë në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e zgjatjes së sëmundjes.
Gjëja më e mirë është që ata përbërës tashmë gjenden në kuzhinën tuaj, dhe e gjitha që duhet të bëni është që të përgatitni pijen e cila është antivirusale dhe antibakteriale, por, përveç kësaj, ka edhe veprim efektiv në mukozën e irrituar.
Nevojiten:
– mjalti,
– kanella,
– uji.
Përgatitja:
1. Përzieni një lugë mjaltë dhe dy lugë kanellë pluhur;
2. Përzieni në 1 dcl ujë të vakët derisa të shkrihen;
3. Pijen është më mirë ta pini dy herë në ditë, tri ditë pa ndërprerë.