Shëndetësi
Ja si të shpëtoni nga fryrja e barkut dhe kilogramët e tepërt
Ka disa truke për t’i shpëtuar këtij problemi, edhe pse disa prej tyre mund të jenë humbje kohe. Por, për fatin tuaj të mirë, ekspertët kanë zbuluar se cilat nga këto truke duhet të shmangni, cilat duhet t’i ndiqni me kujdes dhe cilat janë të sigurta për t’i shpëtuar fryrjes së barkut. Më poshtë do t’i gjeni të renditura nga ato më pak efikase deri ato më të mirat.
1. Vaji i kastorit
Thuhet se nëse aplikoni vaj kastori të vakët në pjesën e stomakut, mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin e tepërt në trup dhe të keni një bark më të sheshtë. Ekspertët thonë se nuk ka të dhëna që vërtetojnë nëse funksionon ose jo dhe nuk ka asnjë arsye të qartë që mund ta shpjegojë. Përfundimi: është humbje kohe ta provosh këtë teknikë.
2. Mbështjellja e trupit
Shumica e njerëzve mendojnë se mbështjellja e trupit është një mënyrë e lehtë për hequr dhjamin e tepërt në bark. Ky trajtim përfshin mbështjelljen e pjesës së belit me qese plastike dhe mbajtja ashtu për një kohë të gjatë. Edhe pse disa njerëz betohen për të, nuk ka të dhëna që ajo funksionon vërtetë, thonë ekspertët. “Sigurisht që do të humbisni përmbajtje të ujit nga djersa, por trupi transporton sërish lëngje aty ku ka mungesa”.
Me pak fjalë: do të vini re një farë efekti brenda 1-2 orësh, por vetëm kaq.
3. Çajrat detoksikues
Këto lloje çajrash, që mendohet se pastrojnë sistemin, përshpejtojnë metabolizmin dhe ulin fryrjen e barkut, mund të jenë efektive deri në njëfarë pike, megjithatë duhet të tregoni kujdes në përdorimin e tyre. Teprimi me to mund të çojë në efekte anësore, si diarre për shembull. Çaji jeshil është më i mirë në këto raste, pasi është më diuretik, ndihmon për t’u dobësuar ose kur keni fryrje barku, dhe më e rëndësishmja, ka më pak efekte anësore.
4. Gjumi i mirë
Fjetja mjaftueshëm, 7-9 orë në natë, ndihmon në normalizimin e funksionimit të zorrëve dhe parandalon kapsllëkun, duke minimizuar kështu fryrjen e barkut.
5. Thithni më pak ajër
Ngrënia shumë shpejtë, përtypja e çamçakëzit, pirja me pipëz etj, të gjitha këto bëjnë që ju të thithni me shumë ajër. Ajri i tepërt kalon në stomak, tek zorra e hollë dhe e trashë, duke shkaktuar kështu fryrje barku dhe gazra. Për të shmangur një gjë të tillë, qëndroni larg këtyre veseve.
6. Hani shpesh dhe nga pak
Kur hani vakte të bollshme, ata kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur, dhe fermentimi i ushqimeve të patretura mund të çojë në gazra të brendshme. Nëse këto gazra nuk dalin nëpërmjet gromësirave, atëherë mund të grumbullohen në stomak dhe zorrë, dhe shkaktojnë fryrje të tyre. Mundohuni të hani shpesh dhe nga pak që t’i jepni mundësi stomakut ta tresë ushqimin siç duhet.
7. Konsumoni erëza qetësuese
Mundohuni të kufizoni ushqimet me piper të zi, spec djegës, salcë domatesh, uthull molle, qepë, mustardë, salcë djegëse, pasi të gjitha këto rrisin acidet në stomak dhe shkaktojnë refluks acidik. Në vend të tyre zgjidhni erëza qetësuese, si xhenxhefil, Shafran Indie, kanellë, mente etj.
8. Shmangni ushqimet që shkaktojnë gazra
Shmangia e ushqimeve që shkaktojnë gazra ose konsumimi i tyre me limit është mënyra më e mirë për të luftuar fryrjen e barkut. Këtu fillojmë që me karbohidratet, si buka e bardhë, orizi i bardhë, ëmbëlsirat, torta, po ashtu me perimet si brokoli, lulelakra etj. Në vend të tyre konsumoni ushqime të pasuar në proteina, me pak yndyra, si kos, peshk etj.