Shëndetësi
Ky SHEJK I GJELBËR jo që është vetëm I SHËNDETSHËM, por shëron PUÇRRAT DHE AKNET! (receta)
Ekspertja e kozmetikës Abigail Jenkins, e cila kujdeset për bukurinë e shumë personaliteteve të famshme të Hollywoodit, ka zbuluar sekretin e vet të madh.
Fjala është për lëngun i cili pastron fytyrën, transmeton Telegrafi.
Nuk i dihet, në fytyrën tuaj shpesh mund të shfaqen aknet dhe puçrrat e mërzitshme, pra është me rëndësi që të dini që ky problem nuk zgjidhet vetëm nga ana e jashtme, por edhe nga brenda – me ushqimin e drejtë.
Përbërësit:
▪ lëng nga gjysmë limoni
▪ gjysmë kastraveci të vogël
▪ një grusht spinaq të freskët
▪ dy fletë të vogla lakre me gjethe (Brassica oleracea acephala)
▪ një lugë fara maraje (Foeniculum vulgare)
▪ një lugë xhenxhefil të freskët të grirë
▪ një mollë apo dardhë për ëmbëlsim
▪ 2 dcl ujë
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i hidhni në blender apo në aparat për lëngje, bluani mirë derisa përbërësit të bashkohen dhe pastaj e pini.
Secili përbërës nga kjo pije ndikon në shërimin e akneve, në pengimin e proceseve të inflamacioneve të lëkurës.
Kastraveci – është i pasur me vitaminën A dhe me kalium, qetëson aknet dhe ftoh lëkurën.
Farat e marajës dhe xhenxhefili – janë përbërës antiinflamatorë.
Limoni – bën detoks të mëlçisë dhe i ndihmon t’i eliminojë helmet të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.
Spinaqi dhe lakrat me gjethe – janë të pasura me klorofil dhe antioksidante, ndihmojnë lëkurën që të shërohet. /Telegrafi/