Connect with us

Vazelina, një krem që bën çudira për ju!

Shëndetësi

Vazelina, një krem që bën çudira për ju!

Vazelina është baza e shumë kremërave të shtrenjta, por a e keni ditur që vazelinën mund ta përdorni edhe për disa gjëra që mbase nuk e keni ditur se mundeni?

Ja se për çfarë mund të përdorni këtë produkt të lirë.

Aroma e parfumit qëndron më shumë
Para se të spërkasni parfumin tuaj të preferuar, vendin ku do të vendosni parfumin lyjeni së pari me pak vazelinë. Parfumi nuk do të zhduket aq shpejt si më parë.

Vetulla të pëkryera
Nëse i keni vetullat të ashpëra, përkatësisht qimet që vazhdimisht lëvizin dhe i bëjnë vetullat e juaja të duken të shprishura, lyeni me një shtresë shumë e hollë të vazelinës dhe vetullat tuaja do të jenë të bindur.

Buzët e plasaritura
Vazelina është një nga mjetet më të mira për hidratim dhe ju lirisht mund ta përdorni atë si një zbutës për buzë (labelo). Buzët e tuaja do të jenë të ushqyera, hidratuara dhe sensuale.hausofcolorblog.com_

Qerpikët të gjatë dhe të bukur
Nëse dëshironi që qërpikët tuaja të jenë të gjata dhe të rregulluara, përdorni një furçë për qerpikë (të maskarës) të vjetër të cilën së pari duhet ta keni larë mirë nga gjurmët e vjetëra të ngjyrës dhe lyni qerpikët me furçë në të cilën keni vendosur një shtresë të hollë të vazelinës. Këtë procedurë përsëriteni për disa ditë me rradhë, dhe ndryshimi është i garantuar. Shënim: së pari largoni grimin nga sytë.

E keni shpenzuar të gjithë kozmetikën
Jeni duke u bërë gati për të dalur, por keni harruar që e keni harxhuar buzëkuqin tuaj të preferuar apo hijen. Grimëcat e grimit që ju kan mbetur, hidhni pak vazelinë në to, dhe vendosni në fytyrë, askush nuk do të vërej ndryshimin.

Thembrat e buta
Vazelina është i mrekullueshme për kujdesin e lëkurës së plasaritur në përgjithësi, dhe në qoftë se ju e keni këtë problem me lëkurën e këmbëve, vazelina është zgjidhje e duhur për ju. Një këshillë, kur i lyeni këmbët vishini edhe çorapet në mënyrë që të qëndroj vazelina sa më shumë në lëkurë.

Për largimin e grimit
Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe produktet për largimin e grimit reagojnë në lëkurën tuaj, atëherë, vazelina është e zgjidhje e duhur për ju. Ky produkt jo vetëm që nuk do të shkaktojë një reagim (ndonjë irritim), por është gjithashtu i shkëlqyer për largimin e make-up i cili nuk hiqet aq lehtë.

Pas depilimit
Lëkura juaj është e kuqe dhe i irrituar pas depilimit, lyeni vendin e irrituar me vazelinë dhe lereni që të thith. Skuqja do të zhduket shumë shpejt.

Majet e flokëve të plasaritura
Nëse flokët tuaj janë të gatshme për një prerje flokësh dhe ju dëshironi që të lëshoni dhe nuk dëshironi që ndryshoni gjatësinë, vazelinë është zgjidhje. Lyni majet e flokëve me vazelinë, me të cilën do të mbuloni majet e plasaritura, ndërsa të përgatiteni për një model të ri të flokëve.

Grimi tek rrobat
Aksidentalisht i keni zhytur rrobat me buzëkuq. Aplikoni pak vazelinë në njollë dhe fërkoni, njolla do të zhduket menjëherë.

Ngjyrat e flokëve në lëkurë
I keni lyer flokët, por e keni ngjyer edhe gjysmën e fytyrës në ngjyrë të re të flokëve. Aplikoni pak vazelinë në vendet me njolla, dhe butësisht pastrojeni deri sa të largohet ngjyra.

Vënia e vatheve
Nëse ndonjëherë ju lëndon vënia dhe largimi i vatheve, lyini vrimat me pak vazelinë dhe dhimbja do të largohet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top