Connect with us

Asfiksimi i nxënësve, reagon kryetari i bashkisë Bulqizë: Mbaj të gjitha përgjegjësitë

Kuriozitete

Asfiksimi i nxënësve, reagon kryetari i bashkisë Bulqizë: Mbaj të gjitha përgjegjësitë

Asfiksimi i nxënësve, reagon kryetari i bashkisë Bulqizë: Mbaj të gjitha përgjegjësitë

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Shupenzë ku 60 nxënës përfunduan në spital pas asfiksimit që pati si shkak i tymit të ardhur nga kaldaja.

Në një prononcim për "News24" Damzi tha se merr të gjitha përgjegjësitë dhe se reagimi i institucioneve ka qenë në kohë.

"Mbaj të gjitha përgjegjësitë sipër. Situata u vu nën kontroll menjëherë. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë. Si prind, si mjek kam qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë", tha Damzi.

Ai theksoi se kjo është një ngjarje aksidentale. "Pardje u bë testimi pa nxënës dhe ishte në rregull. Kaldaja u ndez në orën 7 dhe u bllokua oxhaku. Kaldaja është moderne me pelet. Ka zero ndikim në mjedis. Specialistët vunë sërish në punë kaldajën, është në gjendje të mirë", tha ai.

Ndërkohë paraditen e sotme 60 nxënës u asfiksuan nga dioksidi i karbonit në shkollën e mesme të Shupenzës në Dibër, pasi teknikët testonin kaldajën e shkollës gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit u asfiksuan pasi sistemi i ngrohjes nuk funksionoi ashtu siç duhej. Vënia në punë e kaldajës së re dhe bllokimi i oxhakut, i mbushi klasat me dioksid karboni.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top