Connect with us

Kënga e tij nuk u pranua në festivalin në RTSH, Kastro Zizo: Këta kanë frikë

Kuriozitete

Kënga e tij nuk u pranua në festivalin në RTSH, Kastro Zizo: Këta kanë frikë

Kënga e tij nuk u pranua në festivalin në RTSH, Kastro Zizo: Këta kanë frikë

Mes 70 këngëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH, 22 prej tyre janë votuar nga juria e përbërë nga Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi, Edmond Rapi për t’u ngjitur në skenë në festivalin e fundvitit.

Mes 48 këngëve të skualifikuara, ishte dhe “I huaji” i Kastro Zizos, historia e një djali i cili largohet jashtë shtetit si emigrant, pavarësisht lotëve të nënës së tij.

Ai zhvendoset të jetojë diku larg, nisi një punë si pjatalarës, pra historia e një shqiptari që jeton si i huaj në një shtet tjetër, një këngë ku e gjejnë veten shumë prej nesh.

I ftuar në “Top Magazine”, Kastro është shprehur se çështja është përdorur politikisht, por që as ai vetë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organizatorët e festivalit për arsyet se përse kënga e tij nuk është pranuar.

“Nuk u pranua, sepse ky është problem. Cilat janë kriteret? Kush është kushti që një këngëtar futet në festival? Nuk ka asnjë deklaratë. Ne thjesht nuk u pranuam.

Mua nuk më ka thënë asnjeri jo, o ti zotëri ti nuk je pranuar në këtë festival, sepse ty nuk të bën teksti, se ti nuk ke zë, ore ma thuaj se më motivojnë më shumë. Ma argumento hyrjen dhe daljen, po nuk ndodhi. Nuk shkova në festival, për të marrë çmimin e parë, këta kanë frikë", u shpreh Kastro.

Ai u shpreh shumë i bindur se kënga e tij është një realizim shumë i mirë, në të kundërtën nuk do të bënte si “gore“, siç thotë Kastro. “Unë nuk do bëja si gore, nëse nuk do isha i bindur”, tregon këngëtari.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top