Kuriozitete
Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë
Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë
Kafja është një nga pijet që konsumohet më shumë në të gjithë botën, dhe një lajm i mirë vjen për të gjithë dashamirësit e saj.
Një raport i fundit i publikuar deklaron se konsumimi i kafes zvogëlon me 70% rrezikun për kancerin e mëlçisë.
Në konferencën që u mbajt së fundmi nga akademikët dhe përfaqësues të shoqatave për sëmundjen e mëlçisë, nga 7 vende të Evropës, u diskutua mbi problematikat dhe sfidat me të cilat po përballen.
Vetëm në SHBA sëmundja kronike e mëlçisë është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjeve. Rreth 31.000 individë amerikan vdesin në vit nga ciroza.
E sa vjen kjo sëmundje po përhapet dhe në Evropën Perëndimore për shkak të rritjes së konsumit të alkoolit dhe yndyrave.
Prof. Aleksandër udhëheqësi i studimit i ka këshilluar njerëzit që të konsumojnë rreth 3 kafe në ditë se në këtë mënyrë mbrojnë me 70% mëlçinë e tyre nga kanceri.
Efekte të tjera pozitive:
Djeg yndyrat- Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup.
Lufton depresionin- Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat. 4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur.
Rrit nivelin e energjisë- Një kafe në mëngjes mund t’ju mbaj zgjuar dhe energjetik për pjesën tjetër të ditës. Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina. Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fort. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.