Connect with us

DENONCON ZHDUKJEN E MOTRËS SË MITUR: E NISËM NË SHKOLLË, POR NUK U KTHYE

Kuriozitete

DENONCON ZHDUKJEN E MOTRËS SË MITUR: E NISËM NË SHKOLLË, POR NUK U KTHYE

DENONCON ZHDUKJEN E MOTRËS SË MITUR: E NISËM NË SHKOLLË, POR NUK U KTHYE

Një vajzë e mitur në Krujë, është denoncuar nga familjarët e saj në polici e zhdukur.

Gjatë ditës së djeshme motra e saj, A.L, 24 vjeçe, banuese në Krujë, ka kallëzuar në polici se i është larguar nga banesa motra e saj 13 vjeçare D.P.

E motra tha para uniformave blu gjatë ditës së djeshme se 13 vjeçarja është nisur çdo ditë në shkollë dhe pas mbarimit të mësimit ajo nuk është kthyer në banesë.

Po sipas saj e mitura rezulton prej dy ditësh e zhdukur dhe pavarësisht kërkimeve të familjarëve tek të afërmit apo shoqet e saj, ajo nuk dihet se ku është, duke u shprehur e shqetësuar për fatin e të motrës.

Pas denoncimit të bërë nga 24 vjeçarja, policia vijon punën për gjetjen dhe kthimin e të miturës në banesë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top