Connect with us

Basha: PD e angazhuar në çmontimin e sistemit mafioz të blerjes së votës

Kuriozitete

Basha: PD e angazhuar në çmontimin e sistemit mafioz të blerjes së votës

Basha: PD e angazhuar në çmontimin e sistemit mafioz të blerjes së votës

Me përfaqësues të Insititutit Demokrat Amerikan (NDI) kreu i PD-së Lulzim Basha ndau shqetësimin për situatën e rëndë politike pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës, që provuan se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik dhe elektoral i Edi Ramës.

“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të komprometojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjësojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”, tha Basha në takimin me delegacionin e NDI, i drejtuar nga Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore.

Kryetari i PD theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është krijimi i një qeverie antimafia për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës.

“Për këtë qëllim, zbatimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të rreptë të partive, është domosdoshmëri jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike”, u shpreh Basha.

Delegacioni i NDI-së është në Tiranë për t’u ofruar partive politike asistencë për transparencën, menaxhimin dhe mbikëqyrjen financiare. PD është e gatshme ta zbatojë këtë përvojë, por zoti Basha shprehu shqetësimin e përdorimit të parave të pista në fushatë, siç është faktuar nga përgjimet e antimafias italiane se Saimir Tahiri shpenzoi 20 milionë euro, të ardhura nga trafiku i drogës, për fushatën e PS-së në Tiranë në zgjedhjet e fundit.

Përfaqësuesit e Institutit Demokrat Amerikan e vlerësuan shqetësuese situatën në Shqipëri dhe treguan gatishmëri për të dhënë mbështetje duke përshtatur eksperiencat më të mira ndërkombëtare në problematika të ngjashme. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top