Connect with us

Nëse i SHTRYDHNI PUÇRRAT NGA HUNDA, mund të VDISNI! Po, vërtet!

Shëndetësi

Nëse i SHTRYDHNI PUÇRRAT NGA HUNDA, mund të VDISNI! Po, vërtet!

Dermatologët vazhdimisht tërheqin vërejtjen që duhet shmangur çfarëdo prekjeje të akneve dhe puçrrave, aq më parë nëse gjenden në të ashtuquajturin “trekëndësh i vdekjes”.

Ky emër rikujton skenën nga filmi horror, por as në jetën reale nuk është ndryshe, transmeton Telegrafi.

“Trekëndëshi i vdekjes” përfshin rajonin nga rrënja e hundës, e cila lidhet me këndet e buzëve, gjë që përfshin edhe hundën dhe buzën e sipërme në zonë të rrezikshme.

Natyrisht, në këtë zonë të fytyrës gjenden enët e gjakut, të cilat shkojnë direkt deri në tru. Kur i shtrydhni puçrrat, p.sh. në hundë, plaga të cilën e bëni me atë rast mund të infektohet.

Atëherë ndodh shumëzimi i shpejtë i baktereve, të cilat shpejt arrijnë deri në sistemin qendror nervor, shkruan Independent.

istock-76499275-medium

Në shikim të parë duket si infeksion i parëndësishëm i lëkurës por që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, siç janë humbja e të parit, paraliza e përhershme, madje edhe vdekja.

Edhe pse rreziku që kjo të ndodhë është i vogël, duhet ditur që stafilokoku është një ndër bakteret më të rrezikshme, por që më së lehti shumëzohet në plagët e hapura.

Prandaj, nuk është e pamundshme që shprehia juaj e keqe të bëhet e rrezikshme për jetën.

Mënyra e vetme që t’i shmangeni rrezikut nga ky infeksion fatal është që të mos i prekni puçrrat në “trekëndëshin e vdekjes”.

Mirëpo, nëse vëreni skuqje të shtuar, patjetër duhet menjëherë të shkoni te mjeku. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top