Shëndetësi
Mos i hidhni më LIVORET E BANANEVE! Ja si mund t’i përdorni ato
Përveç shijes së mahnitshme, bananet sjellin edhe shumë përfitime shëndetësore. Bananet janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale të ndryshme.
Pavarësisht këtyre, ne gjithmonë i hedhim në bërllok lëvoret e tyre, pavarësisht se edhe ato janë tejet të pasura me përbërës të mahnitshëm, transmeton Telegrafi.
Dhimbjet e kokës
Në rast se keni dhimbje të kokës, atëherë vetëm vendoseni një lëvore të bananes përgjatë ballit dhe pjesës së pasme të qafës. Lëvoret janë të pasura me kalium dhe ndihmojnë në lirimin e dhimbjeve të kokës.
Lythat
Lëvoret e bananeve janë tejet efektive kundër lythave. Krejt çfarë duhet të bëni është ta fërkoni pjesën e brendshme të një lëvoreje të bananes në zonën e prekur dhe ta mbështillni me një leckë.
Zbardhja e dhëmbëve
Pastroni dhëmbët me lëvore të bananes për disa minuta, dhe do të shihni se brenda pak jave dhëmbët kanë marrë ngjyrë më të bardhë se zakonisht.