Shëndetësi
Metoda e thjesht dhe efektive për t’i hequr qafe pikat e zeza në hundë
Pikat e zeza janë të ndyra dhe me të vërtetë që shkaktojnë dhimbje kur përpiqeni t’i hiqni.
Nëse dëshironi diçka që i heq ato shpejt dhe pa dhimbje, atëherë ka lajme të mira për ju, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– Pastë e dhëmbëve me mint
– Një tas i vogël për ta përzier
– Lugë
– Disa kuba akulli
– Një lugë gjelle krip
Shtrydhni rreth dy lugë gjelle me pastë të dhëmbëve në tasin për përzierje. Pastaj, shtoni një lugë gjelle krip në pastë të dhëmbëve dhe përzieni ato për ta formuar një pastë.
Pas dhjetë minutave, lagni gishtërinjtë dhe me kujdes i bëni masazh hundës me dy gishta në formë rrethore.
Me ujë të ngrohët e pastroni fytyrën, ndërsa kubat e akullit i përdorni për t’i mbyllur poret në fytyrë.