Shëndetësi
Nëse i përdorni 7 ditë këta dy përbërës, rezultatet janë mahnitëse
Kjo pije natyrore do t’ju ndihmojë që të humbni më shumë se 2 kg për një javë, e ajo përgatitet nga vetëm dy përbërës.
Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe pija përdoret në mbrëmje, para gjumit. Efekte të padëshirueshme nuk ka dhe është shumë e dobishme për organizëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përbërësit: 2 lugë mjaltë; 1 lugë kanellë; 250 ml ujë.
Përgatitja: Vlojeni ujin dhe qiteni mbi kanellën të cilën më parë e keni vendosur në filxhan. Lëreni që të ftohet, shtojeni mjaltin dhe përzieni mirë.
Vërejtje: Mjaltin gjithmonë vendoseni në masën e ftohur, meqë në të nxehtë ai i humb përbërësit e dobishëm. Pijeni gjysmë filxhani të kësaj pije para se të bini në gjumë, e gjysmën tjetër të nesërmen, në mëngjes, në të esëll.