Connect with us

Mjekësia Ligjore me “sëmundje” të rëndë, drejtori i shkarkuar zapton zyrën

Video

Mjekësia Ligjore me “sëmundje” të rëndë, drejtori i shkarkuar zapton zyrën

Mjekësia Ligjore me "sëmundje" të rëndë, drejtori i shkarkuar zapton zyrënS. Bardhi

Lajme

Me siguri keni dëgjuar se në instuticionet tona e gjithë administrata është një rrumpallë, e stisur fund e krye nga emërime direkte që si kriter kanë njohjen dhe kush korrupton më shumë.

Rasti më i freskët vjen nga Mjekësia Ligjore, ku portali “Hapur” ka zbuluar se si drejtori i shkarkuar kishte zaptuar zyrën.

Me urdhër të ministrit teknik Gazmend Bardhi fundqershorin e 2017, Bledar Xhemali, u largua nga detyra e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Shkarkimi u bë për shkak të shkeljeve të rënda, të kryera gjatë ushtrimit të detyrës. Grupi i inspektimit zbuloi se Xhemali kishte kryer shkelje të rënda administrative dhe ishte përfshirë në lëshimet e akteve të ekspertimit të pavërteta, ndër to edhe aktekspertimet që i dhanë lirinë Indrit Taullait, një prej anëtarëve të “Bandës së Durrësit”.

Brenda një periudhë gjashtë mujore, rezultoi se kishte firmosur tri akte të ndryshme, ku i fundit prej tyre u përdor nga i dënuari për të rifituar lirinë.

Ai nuk e njohu urdhrin por vazhdoi detyrën edhe për disa ditë, por u largua vetëm pasi Ministria e Drejtësisë iu drejtua prokurorisë, ku depozitoi një kallëzim penal ndaj tij për “ushtrim të funksionit të mënyrë të paligjshme”.

Bledar Xhemali nuk u ndal, por iu drejtua Gjykatës Administrative duke kërkuar rikthimin në detyrë, të drejtën të cilën e fitoi.

Me vendimin e gjykatës në duar, në muajin shtator ai është kthyer sërish në zyrën e tij, duke marrë drejtimin e IML-së, ndërsa nuk rezulton të ketë një urdhër të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, për riemërimin e Bledar Xhemalit në këtë detyrë.

Burime të rezervuara thanë për hapur.al, se ministrja Gjonaj ka urdhëruar në dy raste inspektime nga vartësit e saj, për të sqaruar njëherë e mirë situatën e krijuar. Kjo situatë – thanë burimet – mund të gjejë zgjidhje vetëm me ndërhyrjen e policisë.

Hapur.al iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë me pyetjen nëse kishte urdhër riemërimi në detyrë për Xhemalin dhe mori përgjigjen e mëposhtme.

“Drejtori i IML është nëpunës i Shërbimit Civil, marrëdhëniet e punës të të cilit rregullohen nga ligji nr.152/2013. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka dhënë vendim duke shpallur të pavlefshëm vendimin e Komisionit Disiplinor “për largimin nga Shërbimi Civil”. Detyrimi për zbatimin e vendimit të gjykatës dhe materializimi me një akt i kthimit në detyrë është e Departamentit të Administratës Publike. Vendimi i Gjykatës është detyrim për zbatim nga të gjitha institucionet”.

Por, znj.Gjonaj nuk shpjegon nëse ka firmosur, ndonjë propozim të DAP që Bledar Xhemali të jetë drejtor i IML-së, duke e lënë sërish të paqartë situatën.

Ndërkohë, Hapur.al tentoi të kontaktonte vetë Xhemalin, por ai nuk preferoi të bënte asnjë koment.

Në këtë situatë, shefi i IML-së, vijon të “prodhojë” akte përditë, në një kohë që ligjërisht, nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë, sepse nuk ka akt emërimi.

Pyetja që shtrohet është; a konsiderohen të ligjshme këto akte, kur mbajnë firmën e një nëpunësi të Shërbimit Civil, kur ai vetë nuk rezulton të jetë rikthyer në detyrë sipas procedurave të parashikuara nga ligji?

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top